Kombinimi i ushtrimeve dhe i ushqimit për një trup vital

Jetë April 24, 2018 - 12:46
Këto kombinime nuk duhet t'i injoroni

Ndoshta në stinën e dimrit e humbim pak vëmendjen ndaj formave për shkak të veshjeve të trasha, por duke pasur parasysh se po afrojnë pushimet e verës sigurisht që mendojmë për zhveshjen në plazh.

Por ama dëshira për të qenë në formë nuk njeh stinë.

Një bark i sheshtë arrihet nëpërmjet kombinimit të dietës me gjimnastikën, transmeton "Zeri.info".

Ushqimi

Image

Përveçse duhet ndjekur një dietë e plotë dhe e shëndetshme, duhet të konsumoni disa ushqime që ndihmojnë në ndjesinë e fryrjes së barkut.

LEXO EDHE: Një arsye më tepër që gratë të pinë kafe

Për shembull, kosi i bardhë pa sheqer ka pak kalori, është shumë i tretshëm dhe ndihmon në ekuilibrimin e florës bakteriale të zorrëve. Më mirë shmangni sallatat që kanë tendencën të fermentohen në zorrë.

Lëngjet

Image

Qëndrimi i ujit në qeliza dhe në inde është përgjegjës për fryrjen dhe celulitin e fizikut, duke përfshirë edhe barkun. Për të drenazhuar duhet të reduktoni sa më shumë përdorimin e kripës, më mirë të mos e shtoni në ushqime dhe shmangni kripën “e fshehur” që ndodhet në ushqimet e ambalazhuara, përcjell "Zëri".

Klasikja e dy litrave ujë në ditë është ide e mirë, lëngje që mund të merren dhe në formën e supës e të çajit. Shmangni pijet me gaz të ëmbëlsuara, mjaft të pasura me kalori dhe që fryjnë stomakun.

Gjimnastika

Image

Duhet të kemi parasysh gjithçka, ushtrimet e tepërta të fokusuara tek abdominalet nuk do t’jua japin si rezultat një bark të sheshtë, por të fortë dhe të tonifikuar. Përkundrazi, ushtrimet intensive mund të kenë efektin e “fryrjes” së muskujve, duke e bërë barkun edhe më të dukshëm.

Për të djegur yndyrat e mbledhura në pikat kritike më e nevojshme është një stërvitje aerobike e përgjithshme si vrapi, shëtitja, ecja e shpejtë, biçikleta apo praktikimi i kërcimit. Ndërsa ushtrimet kardio vënë në lëvizje metabolizmin dhe djegin yndyrat. /ZËRI/