Thyhet ''miti'' i tetë gotave ujë në ditë

Jetë April 18, 2018 - 22:00
Lexo detajet


Të gjithë e kemi dëgjuar këshillën se duhet t’i konsumojmë tetë gota ujë në ditë, por kjo mund të mos jetë e vërtetë.

Por një dietologe nga Australia ka thënë se ky pohim nuk ka bazë shkencore.

“Ai numër (tetë gota ujë në ditë) është caktuar nga rastësia, por është e rëndësishme që të qëndrojmë të hidratuar”, ka thënë Gabrielle Maston.

Sipas saj, mënyra më e thjeshtë për ta kuptuar nëse jeni të hidratuar është duke e shikuar ngjyrën e urinës.

“Ngjyra e bardhë ose e verdhë e zbehtë e urinës është shenjë e qartë se jeni të hidratuar. Nëse nuk jeni të hidratuar, atëherë ngjyra e urinës tuaj do të jetë shumë e verdhë”, ka thënë ajo.

Gjithashtu Maston ka treguar se nëse jeni të etur, kjo është shenjë se keni qenë të dehidratuar për disa orë.

Ndër tjerash, në ditët e nxehta të verës të gjithë njerëzit duhet të konsumojnë më shumë ujë, pasi që shumicën e ujit jemi duke e larguar nga trupi përmes djersës dhe duhet ta zëvendësojmë sasinë e humbur.

Edhe nëse merreni me sport ju duhet të konsumoni më shumë ujë, pasi që gjatë stërvitjeve humbni sasi të konsiderueshme të ujit.