Ndiqni këto mënyra shkencore për të rregulluar shikimin tuaj

Jetë April 15, 2018 - 21:18
Ja cilat janë ato

Një parim themelor i mjekësisë është se nëse nuk i përdorni muskujt, bëhen më të dobët.

 

Ashtu si çdo muskul tjetër, ju duhet t’i stërvitni muskujt e syve tuaj dhe t’i mbani në gjendje të mirë për funksionim, transmeton lajmi.net

Bright Side ka përzgjedhur nëntë mënyra shkencore të provuara për t’a bërë këtë.

Mbyllni sytë për disa minuta për çdo 2-3 orë.
Këtu janë 16 ushtrime themelore të njohura që mund t’i përdorni për t’i stërvitur sytë tuaj. Bëni ato çdo ditë në rendin e treguar.

Image

Nëse mbani syze, reduktoni kohën e vendosjes së tyre. Hiqni më shpesh nga sytë.
Jepni syve tuaj një masazh me ndihmën e lëvizjeve të buta rrethore. Lëvizni nëpër pikat 1 deri në 6 siç tregohet në imazhin më poshtë.

Image

Kur jeni duke shëtitur në ajër të hapur, përpiquni të shikoni në distancë më shpesh se sa të fokusoheni tek këmbët tuaja apo menjëherë përpara jush.
Pini lëng karrote sa më shpesh të jetë e mundur (mundësisht çdo ditë).
Nëse doni të përfitoni maksimumin nga kjo praktikë, shtoni një ose dy pika vaj ulliri. Nuk do të prishë shijen aspak, por do t’ju ndihmojë të thithni elementet e shëndetshme në lëng karrote në mënyrë më efektive.

Kur sytë tuaj ndjehen të lodhur, lani me ujë të ngrohtë.
Mundohuni të mos shikoni në ekranin e një kompjuteri, TV ose smartphone për të paktën dy orë para se të shkoni në shtrat.
Provoni ushtrimin Indian Trataka për sytë. Kjo do të ndihmojë sytë dhe mendjen tuaj të qëndrojnë të fokusuar.

Image

Uluni përballë një objekti të vogël të vendosur në një hapësirë të hapur (për shembull një qiri). Fokusoni sytë tuaj dhe gjithë vëmendjen tuaj në të. Mundohuni të mos e injoroni. Duhet të synoni që të keni një imazh të fortë dhe të detajuar të objektit në mendjen dhe kujtesën tuaj.

Pastaj mbyllni sytë tuaj dhe përqendrojeni vëmendjen tuaj në hapësirën mes vetullat tuaja, duke u përpjekur të mbani imazhin e objektit në kokën tuaj për aq kohë sa të mundeni. Bëni këtë për rreth 10 minuta.

Qëllimi i ushtrimit është të arrihet një imazh i qartë i diçkaje para se sytë tuaj të lodhen.