Banania ju ndihmon në humbjen e peshës

Jetë April 12, 2018 - 09:44
A e keni ditur këtë?!

Kjo dietë është pjesë e punës së japonezit Hitosija Vatanabea që siguron se është fjala për një dietë të thjeshtë dhe shumë efektive.

Ai shpjegon se është e nevojshme që çdo mëngjes që të hamë një banane dhe të pimë një gotë ujë në temperaturë të dhomës e gjatë ditës ju mund të hani pa problem drekën dhe darken normale, përcjell "Zëri".

Image

Gjatë kohëzgjatjes së dietës nuk duhet të konsumohet alkooli, akullorja dhe desertë tjerë pas drekës dhe darkës.

Gjatë gjithë ditës keni nevojë për të pirë ujë i cili është i barabartë me temperaturën e dhomës.

LEXO EDHE: Me këto perime mposhtni alergjinë

Dietologët thonë se nuk është fjala për një dietë që bën mrekulli, porse është fjala për mënyrën e të ushqyerit që përfshin racionet me pak kalori dhe ndihmon në përshpejtimin e metabolizmit, transmeton "Zeri.info".

Banania përmban maksimum 135 kalori dhe 10 deri në 20 gramë sheqer, por ka pak celulozë, vetëm 2-4 për qind, kështu që ju nuk do të ndiheni mjaftueshëm të ngopur, përkundrazi, veçanërisht do të jeni të uritur pas një apo dy ore.

Dietologët sugjerojnë versionin e përditësuar të këtij mëngjesi, përkatësisht të bluani banane dhe të përzieni me disa kube akulli dhe me një gotë kos, i cili do të shtojë fibra të dobishme dhe për t’ju mbajtur të ngopur. /ZËRI/

Image