Tmerrohet familja: Aviokompania dërgon një qen gabimisht nga Amerika në Japoni

Jetë March 15, 2018 - 09:52

Kompania amerikane e fluturimeve United Airlines gabimisht ka dërguar një qen në Japoni në vend të një qeni tjetër, shkruajnë mediat amerikane, transmeton Gazeta Metro.

Familja Swindle – e cila po shkonte nga Oregoni në Wichita me qenin e tyre të racës gjermane me emrin Irgo, u përballën me tmerr të madh kur shkuan në aeroport për ta marrë qenin.

Por, në vend të qenit të saj, Kara Swindle gjeti aty një qen tjetër që do të duhej të ishte në Japoni, por në Japoni tashmë kishte shkuar qeni i saj, gabimisht.

“Ata nuk e kishin idenë ku ishte qeni im”, tha Swindle, duke shtuar që gabimi u kuptua pas aterimit të avionit amerikan në Japoni ku edhe gjendej qeni i saj, rreth orës 2:30 pas mesnate.

“Një gabim ndodhi gjatë fluturimeve në Denver ku dy kafshë u dërguan në destinacione të gabuara. Ne kemi lajmëruar klientët që kafshët janë mirë dhe do t’u kthehen pronarëve. Ne kërkojmë falje për gabimin”, ka thënë kompania United Airlines.

Image