Ajo që meshkujve ua zgjat jetën, femrave ua shkurton!

Jetë March 12, 2018 - 14:25
Nuk mund ta imagjinoni për çka bëhet fjalë

Shkencëtarët nga universiteti i Padovës, kanë realizuar një hulumtim tejet interesant i cili ka dhënë rezultate befasuese, transmeton Zeri.info. Në të vërtetë, ata kanë realizuar një hulumtim rreth martesës dhe me këtë rast kanë zbuluar se kjo marrëdhënie e dashurisë, meshkujve ua zgjatë jetën, mirëpo, femrave ua shkurton.

Image

Të dhënat tregojnë se në mesin e femrave të martuara, vdekshmëria është për 23 për qind më e madhe se sa e atyre që ende nuk e kanë thënë “PO”-n vendimtare. Dhe nëse tani pyesni se pse ndodh kjo, shkencëtarët përgjigjen kështu: “Gratë në martesë duhet të kujdesen jo vetëm për veten e tyre, por edhe për bashkëshortin, çka dyfish më shumë e ngarkon shëndetin e tyre fizik dhe psikik. E ku janë tani edhe punët e shtëpisë, fëmijët, karriera, pamja e shumëçka tjetër”, shkruan më tej zeri.info.

Kështu e keni të qartë se pse meshkujt në anën tjetër jetojnë më gjatë, pikërisht falë kujdesit të tillë të bashkëshorteve të tyre. Disa studime më të hershme kanë konstatuar se meshkujt jetojnë më pak se femrat, por kanë kënaqësi më të madhe gjatë jetës.

Si do që të jetë, studiuesit thonë se jetëgjatësia varet edhe nga ajo se sa femrat, por edhe meshkujt kujdesen për veten e tyre gjatë martesës./ZERI