Kështu duhet ta joshni një mashkull në takimin e parë!

Jetë March 03, 2018 - 18:31

Do të sigurohesh që mashkulli që ti pëlqen të mahnitet herën e parë që të takon? Zbulo atëherë si të përdorësh armët e tua të joshjes.

Nuk është e lehtë të bësh një mashkull të marroset për ju, por ka disa mënyra që mund t’ua lehtësojnë punën.

Mjafton të përdorësh këto pesë detaje që ai vë re në takimin e parë dhe e çmendin:

Image

 

Buzët e kuqe! Buzëkuqi i kuq është aleati perfekt, arma e përkryer dhe klasike e joshjes. Jo thjesht një buzëkuq por arma juaj e joshjes!

Parfum sensual! Një nga komplimentet më të bukur është pikërisht: ‘Sa parfum i mirë’! Nuk ka gjë më sensuale për një mashkull sesa aroma e saj. Kë preferojnë ata? I gjeni më poshtë.

Flokë me shkëlqim! Kot nuk thonë flokët gjysma e bukurisë…Bëni mirë të zgjidhni shampon e duhur!

Sytë me penel! A keni pyetur ndonjëherë veten sesi Cleopatra joshte burrat më të pushtetshëm të botës? Epo ai peneli që i dhuronte atë shikim nxitës paska pasur rol të madh! Penelin mund ta realizoni edhe me laps të zi! Kjo hile do i bëj sytë të duken shumë të mëdhenj gjë që për meshkujt është tmerrësisht tërheqëse!

Fustan i zi! Nuk ka nxitje me te madhe për mashkullin sesa femra e veshur bukur e takat e larta. Nuk është më një sekret që fustani i zi pas trupit i çmend ata!

Tani keni arritur atë që doni, pasionin. Kujdes! Intimiteti qe krijohet brenda çiftit, varet gjithmonë nga niveli i tërheqjes se partnereve për njëri-tjetrin…/Telegrafi/

Image