Këto vende nuk kanë aeroporte brenda territorit të tyre

Jetë February 16, 2018 - 22:49
Kur jeni duke udhëtuar në një vend tjetër, gjëja e parë që ndoshta bëni është të rezervoni fluturimin tuaj. Megjithatë, në disa vende, ju nuk do të jeni në gjendje të fluturoni direkt.

Si një zonë 109 hektarëshe e vendosur në mes të Romës, qyteti i Vatikanit nuk ka aeroportin e vet, por vizitorët mund të arrijnë lehtë atje nëpërmjet kryeqytetit italian. 

Ngjashëm, San Marino është gjithashtu i rrethuar nga toka italiane. Vendi i pestë më i vogël në botë ka pak më shumë se 33,000 banorë dhe qëndron vetëm nëntë milje nga Aeroporti Ndërkombëtar Federiko Fellini në Rimini të Italisë transmeton "Zëri.info"

Për të vizituar Monacon - vendi i dytë më i vogël në botë, prapa Vatikanit - do të kaloni nëpër aeroportin ndërkombëtar të Nicës Côte d'Azur të Francës, e cila është vetëm 25 minuta udhëtim nga Monako

Është interesante se vendet e treta dhe të katërt më të vogla, Nauru dhe Tuvalu, kanë aeroportet e tyre; e pesta dhe e gjashtë më e vogël nuk kanë. 

Ne përmendëm tashmë San Marinon dhe për të shkuar në Lihtenshtajn, do të duhet të kaloni nëpër aeroportin e Zvicrës, St Gallen-Altenrhein, 24 milje larg kryeqytetit.

Nuk ke fat nëse po përpiqesh të fluturosh në Andorrë, transemton tutje "Zëri.info" e cila kërkon vetëm një vozitje 25 milje për të kaluar nga një fund të vendit në tjetrin. Për arsye se vend qëndron në një luginë të vargmalit të maleve Pyrenees nënkupton ndërtimin e një piste të aeroportit do të ishte e vështirë, kështu që vizitorët mund të arrijnë përmes Spanjës ose Francës. Opsioni më i afërt për kryeqytetin e Andorrës është Aeroporti Girona-Kosta Brava në Spanjë.

Së fundi, nuk ka aeroporte direkte në Territoret Palestineze, por Aeroporti Ndërkombëtar i Ben Gurionit në Izrael është vetëm 26 milje larg nga Betlehemi./ZËRI/