Po, kafeja ndikon në produktivitet

Jetë February 16, 2018 - 19:12

 

Nuk është e pazakonshme që punëdhënësit dhe punonjësit të kërkojnë kafe kur ata duan të rrisin energjinë e tyre.

Dhe përderisa disa prej tyre mund të preferojnë kafeinën në formë të sodës ose pijes energjike, dhe të disa të tjerë rritësi i disponimit i preferuar është vetë kafeja.

Kjo varshmëri bëhet nga kafeina, e cila duket të ketë ndikim në qartësinë mendore dhe performancën.

Aspekti negativ? Përveç varshmërisë kafeja mund të inkurajojë shtimin e peshës.

Por kafeja ka edhe anët e saj të mira, gjithashtu. Së pari do të studiojmë popullaritetin e madh të kafesë, e cila natyrisht që është e mirë për biznes dhe ndërmarrësi. Dhe, së dyti kjo pije e famshme është identifikuar edhe si antioksidant.

Pra, a është kafeja e mirë për ju? A e rritë me të vërtetë prodhimtarinë? Këtu janë çështjet që duhet të merrni parasysh kur dëshironi kafe.

1. Përmirëson performancën mendore dhe vigjilencën.

Shkrimtari mjekësor Stephen Braun ka thënë se kafeja bllokon receptorët e adenosinë, një përzierje në trurin tuaj e cila shkakton përgjumjen.

Kjo shpjegon se pse shumica prej nesh ndihemi më pak të lodhur kur konsumojmë kafe.

Në doza të vogla, gjithashtu thuhet se kafeja përmirëson performancën mendore dhe vigjilencën.

Por kafeina nuk ndikon te të gjithë në mënyrë të njëjtë.

Reagimi juaj personal ndaj kafeinës mund të jetë ndryshe nga i dikujt që e njihni.

Të tjerë faktorë në reagimin tuaj personal gjithashtu përfshijnë dozën e konsumimit tuaj, peshën, moshën dhe madje edhe cilësinë e gjumit tuaj.

Duhet të jeni të vetëdijshëm se mund të ndërtoni tolerancë ndaj kafeinës gjatë kohës, kështu që një filxhan kafe mund të mos jetë i mjaftueshëm për të të dhënë energjinë me të cilën je mësuar.

Në fakt, disa njerëz nuk ndiejnë asgjë deri sa të pijnë dy filxhanë, por kjo nuk është diçka për t’u mburrur.

Do të thotë që jeni lidhur me kafenë për një kohë të gjatë.

Kafeja mund të rrisë funksionet tuaja kognitive, memorien, vigjilencën dhe energjinë.

Por sikur ne të gjithë e dimë, ky efekt është i shkurtër, dhe ju mund të mos keni energji më vonë.

2. Mund të ketë ndikim në cilësinë e gjumit tuaj.

Në doza të vogla, kafeina nuk duhet të ndikojë në orarin tuaj të gjumit.

Por nëse konsumoni shumë, mund t’a keni të vështirë të flini natën.

Kjo për fat të keq mund të krijojë një cikël të pa shëndetshëm duke mos fjetur shumë, duke u stresuar dhe duke performuar dobët në punë.

Një rezultat më i gjatë mund të jetë rraskapitës ose sulm ankthi.

Përdorimi i tepërt i kafeinës, për më tepër, mund të rezultojë në stomak të trazuar, në nervozë dhe madje edhe në rrahje zemre.

Ka fokus më të madh të gjumit tani se në të kaluarën, e mbushur nga konfliktet e pikëpamjeve në mes të mentalitetit nxitues që ndërmarrësit si Gaary Vaynerchuck dhe Grant Cardone promovojnë, dhe pikëpamjeve të kundërta nga James Altucher dhe Arianna Huffington.

Vetëm ju mund të vendosni se çfarë është më mirë për ju, por është mirë të jeni të vetëdijshëm se gjumi juaj mund të ndikohet në mënyrë negative nga kafeina. Kështu që, duhet të jeni të vetëdijshëm se përdorimi mesatar i kafesë është zgjidhja juaj më e mirë.

3. Mund të rrisë vullnetin tuaj.

Për tani, është konkluzion i ditur se vullneti juaj zbrazet gjatë ditës përderisa merrni vendime.

Kjo mund të jetë një nga arsyet se pse Steve Jobs ishte i njohur për veshjen e tij të njëjtë çdo ditë.

Ai nuk kishte pse të mendonte se çfarë të vishte kur të zgjohej në mëngjes, dhe kështu ai ishte në gjendje të ruante vullnetin e tij për vendime më të mëdha.

Pra del se, kafeja mund të forcojë vullnetin dhe vetë-kontrollin tuaj, veçanërisht kur jeni të rraskapitur.

Të merrni një vendim të madh kur jeni të lodhur nuk është një gjë e mençur.

Mund të përfundoni duke rrezikuar vlerat e juaja, duke u dorëzuar ndaj presioneve ose të filloni projekte të reja në kohë të pa përshtatshme.

Mirëpo, pirja e kafesë mund të ju ndihmojë të qëndroni në tokë dhe të merrni vendime më të mira.

Kjo është një gjë e mirë për t’a mbajtur në mend nëse keni pasur një ditë të zënë dhe keni vendime të rëndësishme për të marrë.

4. Pirja e kafesë në kohë  të gabuar mund të dërgojë në shtypje të lartë të gjakut dhe të niveleve të adrenalinës.

Ndërmarrësit vazhdimisht po përballen me sfida të reja. Në biznes, një mentalitet i fortë është kusht i domosdoshëëm, por edhe njerëzit më të mirë mund të stresohen dhe të rraskapiten. Nëse kjo vazhdon gjatë, ju mund të dërrmoheni.

Tendenca është të bëheni edhe më shumë të sigurtë ndaj kafesë kur jeni të lodhur.

Pra del se, kjo është koha më e keqe për të mbushur trupin tuaj me kafeinë, sepse mund të rezultojë në rritje të shtypjes së gjakut dhe niveleve të adrenalinës.

Siç e kemi parë edhe më herët, kafeina bllokon adenosinën, duke ju bërë edhe më të lodhur.

Kjo mund të tingëllojë e pafajshme, por është një mënyrë e mirë për të tërhequr sulm paniku, dhe sapo të aktivizohet, ankthi shpesh duhet të menaxhohet nga kjo barrë e gjatë.

Ju madje mund të përfundoni me çrregullim ankthi.

Nuk keni nevojë për më shumë kafeinë kur jeni duke u përballur me nivele të larta të stresit, varësisht përfitimeve të saj kur nuk jeni nën presione të mëdha.

5. Mund të ju ndihmojë të mësoni më shpejt.

Shumë ndërmarrës janë konsumatorë pjellorë të përmbajtjes, varësisht se a janë artikuj apo postime blogu, revista, gazeta, libra dhe video.

Kjo informatë i ndihmon ata të marrin vendime, të sjellin risi dhe të zbatojmë ide të reja në bizneset e tyre.

Studimet në vazhdim kërkojnë fokus dhe vëmendje, të cilat, si vullneti, mund të zvogëlohen gjatë ditës.

Është dëshmuar se 200 mg e kafeinës mund të ju ndihmojë të identifikoni fjalë dhe fraza më shpejt se sa do të mundeshit nëse s’do të pinit kafe.

Shumë ndërmarrës kanë për qëllim të fitojnë aftësi të reja, të mësojnë teknologjinë ose të kuptojnë më mirë se ku po qëndron kompania e tyre në mes tjerash në industrinë e tyre. Një filxhan kafe ose dy  mund të jenë ato që ju nevojiten për t’i dhënë vëmendjen e plotë materialit në të cilin po punoni.

Mendimet e fundit

Është e rëndësishme të jeni të vetëdijshëm për të mirat dhe të këqijat e kafesë.

Përdorimi mesatar, me vëmendje ndaj shprehive të gjumit dhe niveleve të stresit, mund të jetë përfitues.

Ndërkohë, jini të vëmendshëm se përdorimi i tepërt dhe keqpërdorimi mund të trazojë një problem ekzistues shëndetëësor ose të zhvillojë një sëmundje të re.

Në mënyrë tipike, abuzimi me kafeinë nuk ia vlen për shkak të problemeve që sjell, kështu që vendosni kufinjë dhe qëndroni të shëndetshëm.