7 mënyra për të reduktuar dëshirën për ushqim të pashëndetshëm

Jetë February 15, 2018 - 09:51
Le të jemi të sinqertë : ne nuk mund jetojmë pa ushqimin e jo shëndetshme. Jeta është e shkurtë për të humbur gjërat si çokollada, akulloret dhe pompritat.

Edhe pse kjo mund të jetë e vërtetë, ne hamë shumë dhe përfundojmë me dhimbje barku, duke u ndjerë keq dhe me një bindje që të nesërmen do t'i revolucionojmë zakonet tona të të ngrënit. Por prapë të nesërmen na shkon dora tek biskotat dhe ëmbëlsirat transmeton "Zëri.info"

Pyetja qëndron në atë se si të marrim kontrollin e dietës tonë dhe si ta mbajmë atë kontroll?

Disa nga hapat janë disa udhëzime të përgjithshme që iu ndihmojnë t'i zvogëloni dëshirat për keto lloje të ushqimeve, për të krijuar një person më të lumtur dhe me më shumë vetëbesim. 

1. Mos u privoni vetveten

Kjo është ndoshta koncepti më i rëndësishëm dhe që gabohet më së shumti në dieta.

Më lejoni të filloj duke thënë këtë: gjithmonë dëgjoni trupin tuaj.

Mos e privoni veten nga një grup ushqimesh të caktuara ose ndiqni një dietë të ashpër nëse nuk mendoni se është e përshtatshme për ju.

Ka shumë dieta që kufizojnë plotësisht disa prej ushqimeve tuaja të preferuara.

Ndërsa është mirë që të ndiqni një plan të qëndrueshëm, gostisni veten.

Image

2. Vini re se çfarë ushqimesh po kërkon turpi juaj 

Cfare po iu hahet kohen e fundit? A është çokollata? Pizza? Apo vetëm një krofne me diçka përmbi? 

Shkruani atë, ose bëni një shënim mendor të saj.

Duke e ditur kundër çfarë keni të bëni, mund të filloni të zgjidhni modelet dhe të filloni të krijoni një strategji për të luftuar këto dëshira.

3. Zvogëloni frekuencat e të ngrënit

Mos harroni atë rregull që përmenda më herët? Gjithmonë dëgjojeni trupin tuaj. 

Herën tjetër që ju dëshironi të ahni çipsa, hani ato. 

Këtu është triku: shijoni ato, por jo aq shpesh sa do të bënit normalisht.

Një studim i kohëve të fundit vërejti se dëshirat e ushqimit u zvogëluan kur ato ishin konsumuar më rrallë, në madhësi normale; të ngrënit më pak nga to në fakt nuk kishte asnjë efekt në dëshirat transmeton tutje "Zëri.info"

Në fund të fundit, ju nuk duhet domosdoshmërisht të ulni sasinë që hani, por sa shpesh e hani ato dmth të zvogëloni frekuencën.

4. Gjeni një alternativë

Gjetja e zëvendësuesve më të shëndetshëm për ushqimet tuaja të preferuara mund të bëjë mrekulli për zvogëlimin e dëshirës dhe mund t'ju ndihmojë të gjeni edhe një vlerësim të ri për ushqimet që nuk keni menduar kurrë të dëshironi.

5. Hutoni vetëveten

Cila është mënyra më e lehtë për të shmangur diçka? Të "harrojmë" për këtë. 

Një studim në Sjelljet Varëse sugjeron se duke luajtur Tetris për vetëm tre minuta mund të zvogëlojë në mënyrë drastike dëshirën për një ushqim

Nëse Tetris nuk është pika juaj e fortë, biseda me një mik mund të jetë gjithashtu një mënyrë e shkëlqyeshme për ta larguar mendjen nga ato dëshira të bezdisshme. Larg syve, larg zemrës pra.

6. Përundoni ushqimet tuaja në mënyrë të drejtë.

E di që nuk jemi të vetmit që fillojmë të mendojë për ëmbëlsirë në mes të darkës. 

Për të shmangur atakun e pashmangshëm të të ngrënit, lejoni trupin tuaj që të tregoj kur ka përfunduar të ngrënit. 

Për ta bërë këtë, përpiquni të krijoni një nxitës pozitiv për të sinjalizuar trupin tuaj se keni përfunduar ngrënien për atë ditë. 

Për shembull, mbarimi i darkës me një filxhan çaji të lavandës dhe mjalti mund të plotësojë një dëshirë për diçka të ëmbël dhe gjithashtu të sigurojë trupin tuaj me përfitimet që ju nevojiten për t'iu ndihmuar të fleni. 

Në këtë situatë, ju jeni duke marrë kënaqësinë e ëmbël nga mjalti, por ju jeni gjithashtu duke i dhënë trupit përfitime të tmerrshme që do të zvogëlojnë varësinë tuaj nga trajtimet me sheqer.

Image

7. Krijoni një orar

Listat mund të jenë të vështira për t'i mbajtur, por kjo është pika kryesore: ndryshimi është po aq efektiv sa ju e bëni. 

Koordinimi i një orari mund të jetë shumë i dobishëm për të dy zakonet tuaja, të ngrënit dhe buxhetin tuaj. 

Me vendosjen e kohëve të ushqimit, ju zvogëloni sasinë e ngrënies së pamenduar dhe shpëtoni portofolin tuaj nga blerjet e çastit.

Kartë e plotë të kreditit, stomak i plotë, besimin i plotë./ZËRI/

Image