Përse duhet të frikësoheni nëse ju rrjedh gjak nga hunda!

Jetë February 13, 2018 - 14:42
“Asgjë e tmerrshme, ka pëlcitur kapilari”. Kështu jemi mësuar të dëgjojmë kur dikujt fillon t’i rrjedhë gjak nga hunda, mbase megjithatë është mirë të shkoni te mjeku.

Shkaktarët e rrjedhjes së gjakut nga hunda mund të jenë plotësisht të padëmshëm, si p.sh. ndonjë lëndim i vogël me rastin e prekjes apo inflamacionit të lehtë të mukozës, mirëpo, jo rrallë mund të jenë pasojë e ndonjë sëmundjeje serioze.

Rrjedhja e gjakut nga hundët shpesh ndodh dimrit, sepse atëherë ështësezoni i infeksioneve respiratore.

Atëherë shpesh ndodh inflamacioni i mukozës, e cila vetvetiu është e ndjeshme dhe lehtë mund të ndodhë të rrjedhë gjak.

Rrjedhjet e këtilla të gjakut nga hundët nuk janë të tmerrshme, mirëpo ekzistojnë shkaktarët të cilët janë goxha më serioz.

Sëmundjet e zemrës dhe të enëve të gjakut mund të jenë shkaktarë të rrjedhjes së gjakut nga hundët, por në raste jo të rralla kanë të bëjnë me sëmundjet hematologjike siç është hemofilia. 

Në atë rast ekziston rreziku i përgjithshëm i rrjedhjes së gjakut nga hundët.

Prandaj, nëse pa ndonjë arsye ju rrjedh gjak nga hundët, me siguri nuk është diç që duhet t’ju brengosë, mirëpo mos e injoroni.

Shkoni te mjeku dhe kontrollojeni gjendjen e zemrës dhe të enëve tuaja të gjakut, sepse mund të jetë indikator i ndonjë problemi më serioz.

Tensioni i ngritur i gjakut është gjithashtu njëri ndër shkaktarët e shpeshtë të rrjedhjes së gjakut nga hundët. 

Prandaj, më mirë është të bëhet një kontroll i plotë, nëse ndodh t’ju rrjedhë gjak nga hundët.

Nëse vërtet është fjala vetëm për pëlcitje të kapilarit apo për diçka të padëmshme, aq më mirë, mirëpo nuk është i tepërt kontrollimi, sepse mbase kështu do të mësoni diçka që mund t’jua shpëtojë jetën.