Gruaja, 54-vjeçe, sfidon kancerin e gjirit përkrah qenit të saj të dashur

Jetë February 09, 2018 - 18:39
Sara Page zbuloi se ajo kishte kancer muaj pas diagnostikimit terminal të kafshës së saj shtëpiake .Ajo rezervoi një mamografi pasi qeni i saj Freyja u hodh dhe e goditi në gji.

Zonja Page beson Freyja, së cilës i ishin dhënë muaj për të jetuar, ishte mbajtur për hir të saj.

Freyja i dha zonjushës Page diçka për të buzëqeshur pasi humbi flokët e saj.  Znj. Page është tani në pushim dhe Freyja vazhdon të sfidoj pritjet e veterianrëve transemton "Zëri.info"

Kjoë grua që luftoi me kancerin e gjirit në të njëjtën kohë me qenin e saj të dashur, ka zbuluar se ata të dy kanë sfiduar shanset për të mbijetuar.

Në maj të vitit 2015, Sara Page, zbuloi se ajo kishte një tumor agresiv në gjirin e saj të majtë vetëm nëntë muaj pasi i është treguar se qeni i saj Freyja, nëntë vjec, kishte kancer të pashërueshëm.

Pavarësisht se kafshës së saj të dashur i janë dhënë vetëm gjashtë muaj për të jetuar, Page, një teknike e restaurimit të pronës së dëmtuar, beson se qeni i saj e sfidoi prognozën terminale për ta ndihmuar atë të përmirësohet transmeton tutje "Zëri.info"

Image

Duke e përshkruan kafshën e saj besnike si 'shpëtimtarin' e saj, Freyja i dha Page diçka për të buzëqeshur kur e humbi flokët gjatë kemioterapisë.

Zonjusha Page, e cila jeton pranë Looe në Cornwall, tani është në fazën e pushimit, megjithatë, Freyja ende po lufton me kancer katër vjet pasi pronarëve të saj iu tha se ajo nuk kishte lënë shumë kohë.

Ajo tha: "Ne nuk e dimë se çfarë mbat e ardhmja për Freyjen, pasi që ajo ende ka kancer, por nuk tregon ndonjë shenjë të saj. Ajo me të vërtetë është qeni që jetoi."/Zëri.info/