Pas 70 vitesh martesë burrë e grua vdesin në të njëjtën ditë

Jetë February 03, 2018 - 08:12
Duket si legjendë por është historia e vërtetë e dy të moshuarve që u larguan nga jeta në 25 janar, pak orë larg njëri tjetrit. Pas 70 vitesh martesë, Albania Valori 92 vjeç dhe Angiolo Cei, 94, humbën jetën prej moshës se shtyre. Ishin martuar në vitin 1949 dhe jetonin në San Miniato. Kishin tre fëmijë dhe disa nipër e mbesa.

Albania vdiq e para, në dhomën e saj, gjatë natës.

Bashkëshorti i saj ishte i shtruar në spital dhe nuk ishte lajmëruar për humbjen e së shoqes.

Ndodhi gjithçka në distancë, në një pasdite dimri.

Ata u varrosën në të njëjtën orë, në të njëjtin vend.