Gati për testim vaksina kundër kancerit

Jetë February 02, 2018 - 16:34
Vaksina kundër kancerit, e cila sulmon tërë tumoret në trup pas injektimit, është gati për t’u testuar tek njerëzit. Hulumtimi është bërë nga Universiteti i Stanfordit të cilët kanë rekrutuar për test 15 pacientë me limfoma. Ata kanë treguar se kanë bërë dy trajtime mjekësore dhe kanë arritur të zhdukin tumoret tek minjtë, pa efekte anësore. S’pari ata kanë injektuar një tumor, duke nxitur reagimin e tij në trup.

Një vaksinë që sulmon tërë tumoret në trupin e njeriut është gati për t’u provuar.

Një skuadër e përbërë nga Universiteti i Stanfordit – të cilët kanë zhvilluar këtë vaksinë dhe momentalisht merren me trajtimin e të gjitha llojeve të kancerit – thonë se vetëm një injeksion dhe do të mbrojë trupin e njeriut nga tërë tumoret, duke i sulmuar ata në tërë trupin.

Vaksina pasi të merret, një kombinim i dy elementeve, aktivizon tërë sistemin imunitar për ta luftuar kancerin.

Ajo ka eliminuar madje edhe kancerin në vendet më të largëta pasi është testuar tek minjtë, thonë dy autorët e këtij studimi që momentalisht janë duke rekrutuar pacientë me limfoma për ta bërë provën klinike të vaksinës.

Që nga aplikimi i saj vendi lokalizohet, studiuesit këmbëngulin se vaksina është efektive dhe momentalisht nuk shkakton efekte anësore, më shumë shihet si një tjetër mënyrë për simulimin e sistemit imunitar.

“Kur ne përdorim këta dy agjent bashkë, ne shohim se eliminohet tërë tumoret në tërë trupin”, thotë autori i këtij studimi Ronald Levy, profesor i onkologjisë, laboratori i të cilit ka zhvilluar ilaçin Rituximab, që përdoret më se shumti në formë të kemioterapisë.

“Kjo qasje tejkalon nevojën për të identifikuar tumorit specifik si target imunitar dhe nuk kërkohet një aktivizim i tërë sistimit imunitar apo përshtatjen e qelizave imune të pacientit”.

Sipas skuadrës, vaksina mund të funksionoi të shumica e llojeve të kancerit.

Ajo është unike në fushën e imunoterapisë.

Derisa disa studime stimulojnë tërë sistemin imunitarë, të tjerët i dërgojnë qelizat kancerogjene në zona të caktuar, kurse tjetra (siç është terapia e sapoaprovuar Car T), largon qelizat imunitare nga trupi në mënyrë që ti rigjenerojë ato gjenetikisht.

Të gjitha janë cilësuar si të suksesshme.

Por të gjitha kanë dëme anësore, janë të vështira për tu përgatitur, për t’u administruar, ose për t’ju shmangur efekteve anësore.

“Të gjitha këto përparime imunoterapike i kanë ndryshuar praktikat mjekësore”, thotë Levy.

“Qasja e jonë e përdorë vetëm një herë atë duke përdorur dy agjent me sasi të vogël që i simulojnë qelizat imune vetëm brenda tumorit. Në minj, ne kemi parë një rezultat të mahnitshëm, me pak efekte trupore, përfshirë eliminimin e tërë tumoreve në kafshën”.

Metoda funksionon duke riaktivizuar qelizat T specifike të kancerit duke injektuar një mikrogram (një milion të gramit), sasi kjo e dy agjentëve që nisen drejt vendeve të tumorit.

E para, që gjenet në shtrirje të ADN’së, funksionon afër qelizave imunitare për të rritur reagimin e një receptori aktivizues mbi sipërfaqen e qelizave T.

E dyta, një antitrup që lidhet me receptorin, aktivizon qelizat T për të sulmuar qelizat kancerogjene.

Duke injektuar atë direkt në tumor, ajo specifikisht i trajton qelizat T, që tashmë e njohin kancerin sepse ai tashmë është brenda tyre.

“Ky është një studim shumë i saktë”, thotë Levy.

“Vetëm tumori që shkëmben proteinën e caktuar i paraqitur në hartën e trajtimit preket. Ne jemi duke sulmuar tumore të caktuar duke mos identifikuar saktësisht se çfarë proteine është e njohur për qelizën T”.

Për të kryer provën apo testin e parë, Levy planifikon që të rekrutojë 15 pacientë me limfomë të shkallës së ulët.

Nëse ka sukses, Levy beson se tretmani do të jetë i përdorshëm për të gjitha tipat e tumoreve.

Në këtë linjë, ai beson që onkologët duhet të injektojnë këtë në tumoret solid njerëzorë para një operacioni në mënyrë që të ndalojnë shfaqjen e tumoreve që nuk vërehen.

“Nuk mendojë që ka një limit të llojeve të tumorit që potencialisht janë të rrezikshëm, për aq sa ata janë infiltruar në sistemin tonë imunutar”, thotë Levy.