10 gabimet e zakonshme të grimit që na bëjnë të dukemi më të moshuara

Jetë January 30, 2018 - 11:53

Grimi mund të përforcojë vetëbesimin tonë duke theksuar tiparet më të mira të fytyrës dhe duke cilësuar lëkurën e mirëmbajtur. Por, a e keni vënë re se ndonjëherë mund të dukeni më e vjetër sa që jeni në të vërtetë? Kjo ndodh si pasojë e zgjedhjes së strategjive të gabuara rreth përdorimit të grimit. Për t’ju ndihmuar që të shmangni këto gabime, Bright Side ka përpiluar një listë për 10 gabimet më të zakonshme që mund të ju shtojnë vite më shumë në pamjen tuaj!

1. Aplikimi i tepërt i korrektorit 

Image

Duke kërkuar efektin e përsosur mat, shumica prej nesh gabojnë në aplikimin e fshehësit në sasi të madhe. Nëse zgjedhni ngjyrën e gabuar dhe vendosni shtresë të trashë, do të dukeni më e moshuar. Që të shmangni këtë, zgjedhni nuanca natyrale që përmbajnë grimca shkëlqyese – kjo e bën lëkurën tuaj të duket natyrale dhe e shëndetshme.

2. Përdorimi i tepruar i maskarës në pjesën e qerpikëve të poshtëm

 

Image

Përdorimi i maskarës në pjesën e sipërme të qerpikëve mund të nxjerrë në pah sytë dhe mund të ju japin një shikim vezullues. Por, nga ana tjetër, nëse aplikoni njëlloj edhe në pjesën e poshtme, do të zhvendosni vëmendjen e njerëzve tek rrudhat e formuara në skajet e syve. Mos i theksoni defektet pa nevojë!

3. Përzgjedhja e nuancës së gabuar të buzëkuqit

Image

Nuk ka dyshim për këtë! Ju mund të bëni mrekulli në imazhin tuaj, mos kini frikë të eksperimentoni me njgyra të errëta dhe të plota. Nëse keni buzë të holla, mos aplikoni buzëkuq të errët, sepse ngjyra e errët edhe më shumë i bën buzët të duken të holla.

4. Të aplikoni hijëzimin e syve gabimisht

Image

Keni kujdes, mos aplikoni hijëzimin në tërë kapakun e syrit – kjo ndikonqë të dukeni shumë më e moshuar! Gjëja më e mirë është të theksoni vetëm skajet e kapakut të syrit ndërsa pjesa në fillim të kapakut të aplikohet me nuancë më të lehtë të hijëzimit.

 

5. Ta teproni me lapsin e zi nën pjesën e poshtme të syrit

Image

Aplikimi i llajnerit për sy në pjesën e poshtme të syrit, bën që sytë tuaj të duken më të ngushtë dhe të vegjël. Që të ulni efektin e kësaj, përdorninjë laps me nuancë më të lehtë – që të shtoni transparencën në pamjen tuaj.

6. Duke vënë skuqës mbi mollëzat tuaja

Image

Thuani lamtumirë ngjyrave të ndezura dhe të forta! Ëhtë koha të ktheni vëmendjen me nuanca të lehta, të tilla si rozë apo pjeshkë. Mos e aplikoni skuqësin në pjesën qendrore, por në pjesën e sipërme të mollëzave. Aplikimi në pjesën sipër mollëzave duhet të ketë efektin e ngritjes së faqeve.

7. Theksimi i tepërt i vetullave

Image

Duke përdorur ngjyra të errëta dhe intenzive për vetullat, ndikon që fytyra juaj të duket më e moshuar dhe e çrregullt. Përdorni nuanca më të lehta natyrale për theksimin e vetullave.

8. Neglizhoni përdorimin e korrektorit

Image

Qarqet e errëta poshtë syve janë një problem për shumicën e femrave. Me moshë këto bëhen më të theksuar. Përdorimi i korrektorit mund të bëjë mrekullira në kamuflimin e kësaj zone jo të dëshiruar. Aplikoni lehtë dhe shtresë sa më të hollë.

 

9. Harroni të kufizoni buzët me laps

Image

Përdorimi i lapsit të buzëve është një produkt kozmetik shumë i suksesshëm. Kjo ju lejon formësimin e buzëve dhe një pamje tërheqëse. Megjithatë, duhet të jeni shumë të kujdesshme në përkufizimin e tepruar të buzëve, asnjëherë mos dilni jashtë kufijve të formës natyrale.

 

10. Të aplikoni shtresë të trashë të pluhurit

Image

Pluhur pudra është e mirë për korrigjimin e defekteve të lëkurës vetëm në rastet kur aplikohet në sasi të vogël. Nëse teprohet, atëherë vërtetë paraqet problem në pamjen tuaj.  Aplikoni shtresë të lehtë sa për të tharë pjesën e yndyrshme të fytyrës dhe shmangni aplikimin poshtë syve, kjo do të ju theksojë edhe më shumë rrudhat.