Kujdes, mos e teproni me vitamina!

Jetë January 29, 2018 - 11:29

Sa më shpejt që ndiejmë simptomat e ftohjes përdorim vitaminën C, pavarësisht kërkimeve se teprimi me këtë vitaminë nuk ndihmon në zgjidhjen e këtij problemi, ka shumë keqkuptime në lidhje me efektet e vitaminave.

Ato nuk janë çudibërëse, respektivisht, nuk mund të kurojnë sëmundje ose të zëvendësojnë të ushqyerit e ekuilibruar, transmeton "Zeri.info".

Shumë njerëz gabojnë duke besuar se në qoftë se një sasi e vogël e vitaminave është e mirë për ne, një sasi më e madhe e tyre është edhe më e mirë.

Në rastin e vitaminave më mirë të mbani rregullat, “më pak është më shumë”.

LEXO EDHE: Dëshironi t’i zbardhni dhëmbët, ja produktet!

Teprica e vitaminës C zakonisht nuk shkakton ndonjë dëm për shkak se ajo është e tretshme në ujë, që do të thotë se sasia e tepërt ndodhet në ujin në trup derisa të nxirret jashtë përmes urinës, kështu që marrja e saj në mënyrë të tepruar nga koha në kohë nuk është një problem i veçantë.

Por doza të larta të këtyre vitaminave për një periudhë të zgjatur mund të çojnë në nivele të dëmshme të këtyre vitaminave në trup. Kujdesi është i nevojshëm te vitaminat, A, D, E dhe K nëse konsumohen në sasi të mëdha.

Ato mund të kenë një efekt toksik nëse merren në sasi të tepërt gjatë një periudhe më të gjatë. /ZËRI/