Top-ushqimet që pastrojnë trupin

Jetë January 23, 2018 - 09:23

Moti i ngrohtë është ende i pranishëm dhe është e nevojshme që t’i kushtojmë pak më shumë vëmendje dukjes sonë.

Ushtrimet, të ushqyerit e shëndetshëm, mënjanimi i alkoolit dhe i sheqernave të rafinuar nga menyja do të jetë ndihmesë e madhe për ta arritur qëllimin kryesor, linjë të hollë trupore, por ka edhe disa ushqime që do të na ndihmojnë për të bërë detoksifikimin e organizmit apo pastrimin e tij, transmeton "Zeri.info".

Le të shohim se cilat janë këto ushqime:

Ujë me limon

Image

Limoni është një burim i shkëlqyer i vitaminës C dhe është i njohur për faktin se ndihmon për ta djegur yndyrën edhe në rastin e detoksifikimit. Një gotë ujë me limon çdo mëngjes do të ndihmojë për ta rregulluar tretjen, për ta pastruar dhe për ta rifreskuar trupin.

Fruta të freskëta 

Frutat përmbajnë vitamina, antioksidues dhe fibra, kështu që është e rekomanduar të konsumohen sa më shumë të jetë e mundur, përcjell "Zëri". Mollë, dardha, portokall, pa marrë parasysh se çfarë ju hahet, është e rëndësishme vetëm të jenë të freskëta.

Lakra 

Image

Lakra është e njohur për cilësitë e saj të “spastrimit” të mëlçisë. Ju mund të hani atë si një sallatë, por gjithashtu rekomandohet që të përzihet me mollë dhe me qimnon, një trajtim i vërtetë për qiellzën dhe mëlçinë.

Rrepa e kuqe 

Nëse keni probleme me fshikëzën e tëmthit gjithsesi duhet ngrënë rrepë të kuqe. Fibrat e saj ndihmojnë në prodhimin e enzimave antioksiduese në mëlçi, që ndihmon fshikëzën e tëmthit dhe të mëlçisë për t’i eliminuar substancat toksike nga trupi.

Hudhra 

Image

Hudhra është një mik i mirë i mëlçisë tuaj sepse ndihmon për t’i hequr qafe radikalet e lira që janë prodhuar në trup. Përveç kësaj, hudhra është e njohur për vetitë e saj shëruese të një numri të sëmundjeve. /ZËRI/