Shijoni vikendin në Shkup me 70% zbritje çmimesh

Jetë January 19, 2018 - 16:32

Qendra tregtare “Skopje City Mall” ka organizuar  ditët e çmendura të blerjeve. Që nga 19 janari, Skopje City Mall hap thirrjen e fundit për blerje me zbritje deri në 70%, për të gjitha rezervat e dyqaneve.

Kjo ngjarje përfshin zbritje çmimesh në veshje, aksesorë, këpucë, pajisje sportive, aksesorë modern, pajisje shtëpiake, dhe me një fjalë, gjithçka që ju do të donit ta keni dhe është pjesë e dyqaneve.

Skopje City Mall ju jep mundësinë më të mirë për t’i kaluar ditët e vikendit duke bërë blerje me çmime tejet të lira.

Kjo zbritje e madhe çmimesh ju mundëson që për sasinë e njëjtë të parave tani mund të blini shumë më shumë produkte.

“Sipas rregullave ndërkombëtare të tregut ku zbritjet më të mëdha bëhen në fund të janarit dhe në fillim të shkurtit, City Mall në koordinim me kompanitë e tjera botërore tashmë për disa vite organizon zbritjen marramendëse për koleksionet e fundit. Kjo zbritje u mundëson vizitorëve tanë t’i blejnë produktet e dëshiruara duke shpenzuar shumë më pak”, ka thënë Darko Panchevski nga departamenti i marketingut në Skopje City Mall.

Zbritja e madhe do të zgjasë aq sa zgjat sasia e produkteve ekzistuese në rezervat e dyqaneve.

Brendet si New Yorker, LC Waikiki, Fashion & Friends, Tom Tailor, ALDO dhe shumë brende të tjera të njohura botërore do t’u mundësojnë vizitorëve ta kompletojnë gardërobën e tyre të ëndrrave.

Dhe këto, nuk janë gjithfarë brendesh, por emra që përfaqësojnë kualitetin e veshjeve në shkallë botërore.