10 mënyra të shpejta për të humbur peshë nëse jeni përtac

Jetë January 15, 2018 - 14:25

Shumica prej nesh dëshirojmë të jemi të dobët dhe të shëndetshëm, por t’i përmbahemi disa dietave është torturë dhe efekti i tyre zhduket shpejt pasi e përfundojmë atë. Pos kësaj, me gjithë këtë dinamizëm të jetës, duke përfshirë punën, studimet dhe të gjitha dëtyrat që duhet t’i bëjmë; na mbetet pak kohë për të ushtruar, tramsmeton Zeri.info.

Por mos u shqetësoni! Bright Side ka hulumtuar paksa dhe ka gjetur disa këshilla që do tu ndihmojnë të hiqni disa kilogramë pa u munduar shumë, pa diet dhe pa ushtrime. Thjeshtë lexoj dhe praktikoj.

1.            Mos harroni të pini ujë

Image

E dini që uji është jetë dhe e pini kohë pas kohe. Por nuk e dini sesa e dobishme mund të jetë për metabolizëm nëse pini ujë në kohën e duhur. Më së miri është që të pini 1-2 gota ujë 30 minuta para çdo vakti. Në këtë mënyrë, procesi metabolik do të ketë një fillim të freskët dhe në njëfarë mase lukthi do të mbushet, gjë që do të ndikojë që ju të hani më pak. Ky regjim i hidratimit do tu ulë edhe dëshirën për të ngrënë ëmbëlsira, përcjellë Zëri.

2.            Kushtoni vëmendje ushqimit

Image

Llogarite ngrënjën e ushqimit si një ritual të vogël. Kështu nuk do tu marrë shumë kohë. Ulu në karrikë, mos u nxito, mos provo të bësh edhe diçka tjetër, mos mendo për problemet, mos shiko TV dhe mos fol në telefon. Je thjeshtë ti dhe ushqimi. Jini i vëmendshëm se çfarë dhe si hani. Kjo do të bëjë që të ushqimi tu shijoj më shumë dhe të hani më pak. Si dhe hani sa më ngadalë që të mundeni.

3.            Përdorni pjata më të vogla dhe shkopinjë

Image

Që të mos mendoni shumë për porcionin tuaj, merrni një pjatë më të vogël se zakonisht dhe hani vetëm aq sa zë ajo. Kur përdoni shkopinjë ju hani më ngadalë dhe kjo ndikon që të ngopeni më shpejtë me një sasi më të vogël të ushqimit. Nëse nuk mund të përdorni shkopinjë thjeshtë përdorni një lugë të vogël me dorën e majtë (nëse jeni djathtak) dhe anasjelltas.

4.            Flini më shumë

Image

Nuk po tallemi! Tani keni arsyetimin e përkryer për të fjetur më gjatë pasi është pjesë e dietës tuaj. Përderisa flini, nuk hani. Për më shumë, gjumi i mirë gjatë natës ka ndikim të madh në metabolizëm dhe në nivelin e hormonëve që u ndihmojnë të jeni të shëndetshëm. Dhe përderisa flini, nuk bëni asgjë dhe trupi djeg vetëm 50 deri 100 kalori brenda orës.

5.            Flini në të ftohtë

Image

Krejt çfarë duhet të bëni është ta hapni dritarën apo ta ulni temperaturën e klimës. Në studime nga Institutet Kombëtare të Shëndetit thuhet se fjetja në temperaturë prej 19 gradë Celcius ndikon në humbje të peshës pasi trupi djegë yndryna për të mbajtur temperaturë konstante, transmeton Zeri.info.

6.            Shtoni ushqimit djegës të yndyrës

Image

Nuk duhet të hiqni dorë nga ushqimi juaj i zakonshëm. Thjeshtë  bëjë menynë tuaj më të shumëllojshme duke i shtuar salmon, ve, arra, vaj ulliri, speca djegës dhe çaj të gjelbër. Kjo do të shpejtojë metabolizmin dhe djegë yndyrën me më shumë efikasitet.

7.            Harroni ndalesat

Image

Nëse dëshironi që të hani një biskotë apo çokollatë, hajeni. Vetëm se hajeni një në vend të 3 apo 5, dhe atë në mëngjesë që të keni kohë të djegni të gjitha kaloritë gjatë ditës. Ndalesat strikte nuk janë të mira dhe shkaktojnë stres, e si rezultat rritet niveli i hormoneve të këqija. Pos kësaj, pastaj ju e fajësoni vetën nëse nuk u përmbaheni atyre kufizimeve. Shkenca e ka vërtetuar këtë.

8.            Lani dhëmbët

Image

Kjo nuk do të jetë e vështirë pasi që ju sigurisht i lani dhëmbët të paktën 2 herë në ditë. Bëjëni shprehi që t’i lani dhëmbët pas çdo vakti. Kështu ju nuk do të hani edhe një porcion pasi të keni ngrënë. Së pari sepse ushqimi nuk është i shijshëm pasi keni shijën e pastës në gojë. E dyta, sepse do të përtonit t’i pastroni dhëmbët përsëri pas çdo vakti, apo jo?

9.            Qeshni

Image

Ju pëlqejnë komeditë, apo jo? Sipas një studimi të publikuar në Gazetën Ndërkombëtarë të Obesitetit, kur qeshim harxhojmë 20% më shumë energji sesa kur rrimë. Për më tepër, kur qeshim ushtrohen muskujt abdominal. Andaj lëshojeni komedinë tuaj të preferuar dhe filloni “të ushtroni”.

10.          Përdorni fasha shtrënguese të nxehta

Image

Ja një mënyrë që të humbni peshë përderisa shikoni TV ose lexoni libër. Nxehja na bënë të djersitemi dhe kështu i heqim nga trupi lëngjët e tepërta. Përdoni fasha të nxehta nëse doni të dobësoni ndonjë pjesë të veçantë të trupit. Ndër fashat më të përdorura janë ato të kripës dhe xhenxhefilit. Që të rritni efektin e kompresave mund të përdoni tharëse flokësh./Zeri.info