Kjo është arsyeja pse gratë kanë më pak kohë të lirë se burrat

Jetë January 11, 2018 - 14:50

Burrat shijojnë një mesatare prej 43 orësh kohë të lirë në javë në krahasim me gratë, që gëzojnë pesë orë më pak, ka zbuluar një anketim i ri.

Analizat sugjerojnë që gratë mund të kenë më pak kohë të lirë se burrat, sepse kalojnë më shumë orë duke kompletuar punët e shtëpisë.

Të gjeturat e ONS-së po ashtu tregotjnë se sasia mesatare e kohës së lirë për burrat është rritur që nga viti 2000, dhe ka rënë për gratë.

“Koha e lirë për gratë mund të jetë më e shkurtër se burrat, sepse ndonëse gratë janë më shpesh të përfshira në punë me kohë të pjesshme, ato kalojnë më shumë kohë duke kompletuar punë pa pagesë si kujdesi ndaj fëmijëve dhe punët e shtëpisë”, thuhet në raport.