Jetë

6 sjellje të fëmijëve që janë rezultat i gabimeve të prindërve

6 sjellje të fëmijëve që janë rezultat i gabimeve të prindërve
10 janar 2018 • 13 : 58

Ju mund të përpiqeni që të bindni të tjerët se fëmija juaj është personi më i sjellshëm në botë, por nëse bëni gabime në edukimin e tyre atëherë këto do të jenë mjaftë të dukshme në situata të caktuara.

Bright Side ka vendosur t’i ndaj me ju disa këshilla të sjelljes dhe edukimit të fëmijëve tuaj.

1. Shprehia për të ndërprerë të tjerët

Duke thënë “Mos më ndërprit”! nuk funksion aspak. Mësojeni fëmijën tuaj të presin kur t’iu vijë radha për të folur apo për të bërë ndonjë bisedë çdo ditë, përderisa ju jeni duke folur me dikë në telefon apo jeni duke ngrënë darkë. Për shembull, para se të telefononi dikë, tregoni fëmijës suaj:

“Tani unë do të flas në telefon dhe nuk dua që të më ndërpresësh. Do të përfundoj bisedën kur akrepat e orës të arrijnë këtë numër, në rregull”?

2. Fëmija juaj prek sende në dyqan apo insiston blerjen e tyre

Është shumë e rëndësishme që fëmija juaj të mësohet se nuk mund të blejë gjithçka që mund të ekzistojë sepse nuk është nevoja për ta bërë këtë. Fëmijët mendojnë se ju mblidhni gjëra nga dyqani pa ndonjë sistem të duhur, ata thjeshtë nuk e kuptojnë se ju keni një listë të mallrave për të blerë. Pra, duhet të përgatitni fëmijën tuaj para se të bëni Pazar. Krijoni së bashku nj listë të mallrave (Vizitoni figura nëse fëmija juaj nuk mund të lexoj akoma). Le të jetë fëmija juaj përgjegjës për këtë letër, duke ia bërë me dije se ju po ndjekeni listën.

3. Fëmija juaj nuk thotë fjalë të hijshme

Sa më herët të filloni të mësoni edukimin e fëmijës suaj, aq më mirë. Megjithatë, disa e kuptojnë lehtë, ndërsa të tjerëve iu duhet akoma kohë. Tregojuni fëmijës suaj magjinë e fjalëve të sjellshme, mos bëni asgjë përderisa nuk ju thonë “të lutem”. Thuani ju së pari “përshëndetje”, “ditën e mirë” dhe “faleminderit”, në mënyrë që fëmija juaj të mbaj mend fjalët.

4. Ata nuk dinë kur të ndalojnë

Fëmija e ka të vështirë të kuptojë se ka informacione që nuk duhet ndarë me të tjerët. Ata nuk njohin turpin apo sikletin dhe nuk kanë përvojë në kundërshtimin e fjalëve të gabuara që janë thënë në kohën e gabuar. Prindërit, nga ana tjetër mund të vuajnë poashtu këtë. Mundohuni të prezantoni konceptin e “sekretit të shtëpisë” që nënkupton se jo të gjitha gjërat mund t’ia thuani njerëzve tjerë.

5. Ata kanë frikë largimin tuaj

Një fëmijë rritet shumë i frikësuar nga largimi i prindërve të tij kur ata vendosin pengesa mes tyre dhe aktivitetet të zakonshme. Ata kanë të ngulitur në kokën e tyre, për shembull. “nëse unë rrëshqas, do të bie ose do të gris rrobat e mia” etj. Ja pse prindërit duhet të lënë fëmijët të lirë të shkojnë lirisht në sheshin e lojërave, dhe fëmija sigurisht nuk do të zgjedh që të mos rrezikoj jetën e tyre për një kënaqësi momentale.

6. Ata shqetësojnë të rriturit tjerë

Nëse një fëmijë mund të fillojë lehtë një bisedë me një person të panjohur, kjo është shenjë besueshmërie në familje. Megjithatë, kjo mund të nënkuptojë poashtu se fëmija nuk di se të rriturit mund të kenë interesa tjera. Një shembull ilustrues është kur prindërit nuk mund të bëjnë atë që duan apo kanë nevojë, sepse përpiqen të kalojnë tërë kohën me të vegjlit e tyre.

© zëri.info