10 mijë euro gjobë për çdo prind që publikon foto të fëmijës

Jetë January 10, 2018 - 11:19

Publikimi i fotove të fëmijëve nga ana e prindërve është një çështje që duhet diskutuar dhe menduar mirë. Shpeshë herë na ndodh të shohim profile fëmijësh, të cilat hapen nga prindërit dhe postojnë vazhdimisht foto të-të vegjëlve të tyre.

Gjëja më minimale që ju si prindër duhet të keni parasysh është se djali/vajza mund të mos dëshirojnë kurrë që ju t’ia ndani fotot me miqtë tuaj.

Një rast i tillë ka ndodh në Itali ku një fëmijë 16 vjeçar kërkoi ndihmë nga autoritet pasi e ëma postonte foto dhe bënte komente rreth tij nëpër rrjete sociale.

Kjo ishte arsye që gjykata e Romës të merr një vendim të prerë. Prindërit që postojnë foto të fëmijëve apo hapin profile do të gjobitën plot 10.000 euro.

Ky vendim ka për qëllim të mbrojë të vegjlit në mënyrë që askush të mos shpërndaj foto pa pëlqimin e tyre.
Nëse do të vazhdon kështu, së shpejti pritet që edhe në vendin tonë të ketë gjoba të tilla.