Nëse fleni më pak se 8 orë gjatë natës, mund të jeni në depresion dhe ankthe

Jetë January 08, 2018 - 16:13

Ndërprerjet e rregullta të gjumit gjatë natës mund të rrisin vështirsit dhe të-të çojnë në mendime  negative, e më pas të keni depresion dhe ankthe, transmeton Zeri.info.

Sipas hulumtuesve, kjo do të thotë se gjumi i papërshtatshëm është pjesë e asaj që bën që mendimet negative të ndërhyjnë në jetën e njerëzve.

"Kemi gjetur se njerëzit kanë disa tendenca që mendimet të mbesin në kokat e tyre dhe mendimi negativ i tyre e bën të vështirë që ata të çlirohen me stimujt negativë që i kemi ekspozuar", thotë Meredith Coles, profesor në Universitetin Binghamton.

Koha dhe kohëzgjatja e gjumit gjithashtu mund të kontribuojnë në zhvillimin ose ruajtjen e çrregullimeve psikologjike, një gjetje që mund të lejojë psikologët të trajtojnë ankthin dhe depresionin duke zhvendosur ciklet e gjumit të pacientëve në një kohë më të shëndetshme ose duke e bërë më të mundshëm që një pacient të fle kur ata hyjnë në shtrat, thanë hulumtuesit./ZERI