Çokollata e zezë mbron zemrën

Jetë December 15, 2017 - 12:27

Çokollata e zezë na ndihmon për t’i luftuar problemet e zemrës. Ky është përfundimi i një studimi në Universitetin e Luizianës.

Sipas tij, bakteret që dalin pas fermentimit të çokollatës në stomakun tonë janë të dobishme për zemrën. Mjekët e këtij institucioni këshillojnë edhe konsumimin e pemëve për të ndihmuar në një fermentim më të shpejtë të çokollatës në stomak.

Megjithatë, konsumimi i çokollatës nuk shihet si shpëtimi nga problemet që mund të kemi. Madje, disa institute të njohura shëndetësore për zemrën, mushkëritë dhe gjakun synojnë të hapin një proces gjyqësor ndaj disa prodhuesve të një tablete prej çokollate për sëmundjet e zemrës.

Pjesa më e madhe e mjekëve në botë i qëndrojnë besnikë idesë se një dietë e duhur e kombinuar me një stil aktiv jetese është mënyra më e mirë për mbrojtjen e zemrës./ZËRI/