Rrushi, një aleat i madh i shëndetit

Jetë December 15, 2017 - 12:19

Rrushi së pari është kultivuar në Evropë 6000 vjet më parë. Rrushi është burim i shumë materieve ushqyese. Materie ushqyese të rëndësishme gjithashtu gjenden në fara të rrushit (substancat tanike, lecithin, flobafene dhe vaji yndyror), lëvorja (lëkura) e rrushit përmban substanca tanike dhe vajra e gjithashtu edhe fletët e rrushit përmbajnë të mira si: sheqer, karotene, substanca tanike, potas, sodium, silikon dhe hekur, transmeton "Zëri".

Reservatroli që gjendet në rrush sjell shumë dobi shëndetësore. Reservatrol është një antioksidant i zakonshëm që ndihmon në zvogëlimin e sëmundjes së zemrës, të kancerit dhe sëmundjeve si ajo e Alzheimerit.

Sëmundja e zemrës

Disa studime janë bërë duke i kushtuar vëmendje kontaktit të rrushit në ngadalësimin apo parandalimin e sëmundjes së zemrës. Rreth 20 vjet më herët shkencëtarët kanë vënë në pah se francezët kishin më pak probleme të lidhura me zemrën sesa njerëzit nga vendet e tjera të botës.

Kjo është quajtur “Paradoksi francez”. Sqarimi kryesor ndaj këtij “paradoksi” ishte se francezët pinin verë të kuqe bashkë me ushqime, përcjell "Zeri.info".

Mirëpo, këshillohet që të mos teprohet me verën e rrushit pasi sasia e tepërt mund të sjellë dëme, por mjafton një gotë në ditë. Por edhe ngrënia e vetëm rrushit të freskët është e mjaftueshme.

Kanceri

Rrushi duket të jetë frutë shumë e mirë e shkatërrimit të kancerit. Rrushi përmban sasi të lartë të acidit kafein, një material shumë i dëmshëm dhe armiqësor ndaj kancerit. Preferohet që të hahen së paku 100 gramë rrush në ditë, në mënyrë që të kemi rezultatet e duhura. /ZËRI/