Vizitat studimore, ndikues në procesin mësimor

Jetë December 13, 2017 - 15:52

Vizitat studimore kanë për qëllim ndërlidhjen e të mësuarit akademik me të mësuarit në bazë të aktiviteteve, kjo është arsyeja pse edhe Kolegji Universum, aplikon një sistem të tillë. Këto vizita me karakter mësimor, mjaft shumë po ndikojnë edhe në rritjn e cilësisë gjatë procesit së të mësuarit, sepse ajo çka po mësohet në teori po shihet se si aplikohet edhe në praktikë.

Kësaj rradhe, studentët e vitit të II-të të Gjuhës Angeze, në kuadër të lëndës “Hyrje në Gazetari” vizituan zyret e Gazetës “Zëri”, ku patën mundësi të shohin se si zhvillohet i gjithë procesi i punës së tyre, nga krijimi i artikujve e deri te publikimi dhe përballja me reagimet e lexuesve.

Për këta studentë, kjo vizitë u cilësua si më se e vlefshme, edukuese dhe shumë aktraktive, kjo është edhe arsyeja pse vazhda e këtyre aktiviteteve në kuadër të departamenteve të Kolegjit Universum, nuk do mbarojë me kaq.