Fifi mbush 106 vjeç, feston me të motrën 112-vjeçare

Jetë December 13, 2017 - 14:36

Një festë në familje “mes vajzash”. Fifi, e lindur më 1911, fiku 106 qirinj në tortën e saj, dhe me të ishte dhe e motra Dede, e cila më 23 tetor mbushi plot 112 vjeçe. Bëhet fjalë për motrat Filippa dhe Diega Cammalleri, nga Agrigento e Italisë.

Në festën e organizuar në shtëpinë e tyre kishte mjaftë “të rinj”, përfshi edhe kunatën 94-vjeçare dhe nipërit mbi 60-vjeçarë.

Dede ka qënë mësuese, dhe një vit më parë mori dhe një dekoratë nga ministri i atëhershëm. Ajo tha për herë të parë se nuk i kishte ndëshkuar kurrë nxënësit e saj dhe kur ka qënë e nevojshme, është munduar ti korrigjojë, shkruan Corriere della Sera.

Image

Image

Image

Image