Jetë

Ja pse është mirë të konsumoni mish të kuq

Ja pse është mirë të konsumoni mish të kuq
07 dhjetor 2017 • 09 : 21

Të gjithë e dinë se proteinat janë të rëndësishme për zhvillimin e muskujve.

Thjesht, mishi i kuq është një burim i përsosur i të gjithë përbërësve të nevojshëm për ndërtimin e masës muskulore gjatë aplikimit të ushtrimeve trupore.

Një copë e mishit të kuq prej 200 gramësh përmban rreth 50 gramë proteina dhe vetëm 6 gramë yndyrë, transmeton "Zeri.info".

Duke pasur parasysh se ka vetëm 265 kalori ky biftek është një zgjedhje e shkëlqyer për çdo person që praktikon ushtrimet.

LEXO EDHE: Rikthejeni energjinë me ushqimin e duhur

Përmban edhe niacin, i njohur edhe si vitamina B3, e cila është e shkëlqyeshme për qarkullimin e gjakut dhe përmirësimin e kolesterolit të mirë.

Mish i kuq gjithashtu përmban sasi të mirë të ushqyesve si zink, i shkëlqyeshëm për shëndetin e prostatës, hekur, një përbërës kyç në shpërndarjen e oksigjenit në qelizat e gjakut, selen, i cili forcon sistemin imunitar. /ZËRI/

© zëri.info