Rikthejeni energjinë me ushqimin e duhur

Jetë December 07, 2017 - 08:57

Sallata e gjelbër, karota me shumicë, lëng domateje, portokalli dhe limoni, por edhe dredhëza, kunguj dhe spinaq.

Kjo është menyja që duhet ta shërbeni çdo ditë në tryezën tuaj, për të rigjetur energjinë që duket se keni humbur me luhatjet e temperaturave të këtyre ditëve.

Këshilla vjen nga mjekët të cilët sugjerojnë se për të kapërcyer problemet me lodhjen dhe mungesën e përqendrimit, duhet të përdoret një meny e pasur me fruta-perime, transmeton "Zeri.info".

Së pari, për të arritur këtë duhet të kompensoni humbjen e lëngjeve dhe kripërave minerale, duke përdorur shumë fruta-perime të stinës, të cilat duhet të përdoren të gjalla, sepse kështu ruajnë të plotë sasinë e kripërave minerale dhe vitaminave, dy elementeve që garantojnë shëndet.

Karotat, të pasura me vitaminë A, ndihmojnë për të mbrojtur sytë dhe lëkurën, që pas dimrit ende nuk janë përshtatur me ndryshimet e menjëhershme të temperaturave.

Image

LEXO EDHE: Me hudhër e çaj të gjelbër kundër kancerit

Vitaminat i mbrojnë nga rrezet e diellit, që këto muaj është vërtet i fortë.

Ndërsa, dredhëzat kanë veti antioksiduesi dhe duke qenë se përmbajnë shumë vitamina C, ndihmojnë për të rritur mbrojtjen natyrale të organizmit ndaj alergjive, tipike për stinën e pranverës.

Ndërsa spinaqi dhe perimet e tjera jeshile, të cilat përmbajnë acid folik, janë mjaft të mira për të mbrojtur organizmin dhe lëkurën nga dielli, përcjell "Zëri".

Image

Sallata e gjelbër, që është e pasur me vitamina, kalcium, fosfor, kalium dhe vitaminë E, ndihmon për të mbrojtur trupin nga tymtaja dhe ndihmon në parandalimin e shfaqjes së problemeve me zemrën dhe sistemin e qarkullimit të gjakut.

Image

Ndërsa domatja këshillohet për fibrat, vitaminat dhe kripërat minerale që përmban, kastravecët dhe kungujt janë të freskët dhe janë të mirë për t’u tretur. /ZËRI/

Image