Pamje mahnitëse: Binjakët shpëtojnë jetën e njëri-tjetrit duke u përqafuar në mitër

Jetë November 02, 2017 - 18:36

Binjakët “mashtruan” atë që quhet shansi prej 50 për qindësh të mbytjes së njëri-tjetrit në mitër me anë të një përqafimi.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për infermieren e fëmijëve Vicky Ploëright, 30 vjeçe, së cilës i është thënë gjatë skenimit të saj 10-javor se binjakët ishin monoamnikë – domethënë ata ndanin një qeskë amniotike.

Image

Ajo u paralajmërua se kjo do të thoshte që lidhjet e tyre të kërthizës mund të ngatërroheshin, duke mbyllur furnizimin me oksigjen dhe duke i vrarë të dy.
Por gjatë skanimit në javën e 12-të, një sonograf i tha Vicky-t se foshnjat e saj kishin lëvizur në një përqafim shpëtues.

Çuditërisht, përqafimi i tyre i ndaloi lidhjet e tyre të ngatërroheshin.
E motra e saj gjithashtu infermiere ka thënë: “Kjo është shumë e rrallë. Ata kanë ndarë një qese amniotike, në vend që të kenë një secilën prej tyre”.

“Unë isha e shqetësuar gjithashtu, pasi mjekët shpjeguan se kjo gjithashtu nënkuptonte që foshnjat ishin në rrezik jashtëzakonisht të lartë, të mos i mbijetonin shtatzënisë, për shkak të afërsisë së tyre”.

Pastaj, në 32 javë shtatzëni, Vicky u lehtësua kur ajo u këshillua që të lindte foshnjat e saj, pasi njëri nga ta kishte ndalur në rritje, për shkak të hapësirës së kufizuar të mitrës.
Kështu, më 22 dhjetor të vitit 2015, ajo ishte shtrirë në spital.

“Të dy dolën duke qarë dhe, më e rëndësishmja, ata ishin gjallë”, kujton Vicky. 

Image