Rreziku i fshehur i bojërave të flokëve

Jetë October 19, 2017 - 22:08

Një studim i ri i sjellë nga “Sunday Times”, në Londër ka gjetur një lidhje mes grave që lyejnë rregullisht flokët dhe rritjes së riskut për të patur kancer të gjirit.

Sipas këtij kërkimi, i udhëhequr nga profesori Kefah Mokbel, kirurg i gjirit në spitalin “Princess Grace”, gratë që shpesh e ndryshojnë ngjyrën e flokëve ndodhen para një risku për të patur kancer të gjirit.

Rezultatet e studimit janë mjaftueshëm alarmante për të detyruar për një masë për përdorimin e produkteve të konsumit masiv. Shifra e dalë nga ky kërkim për riskun ishte 14% më shumë për të patur kancer tek gratë që lyejnë flokët krahasuar me ato që nuk i lyejnë.

“Pavarsisht se kërkohen të dhëna më të sakta për ta konfirmuar, shifrat tona sugjerojnë se ekspozimi ndaj bojrave mund të kontribuojë në një risk më të lartë për kancerin e gjirit,” – tha Mokbel. Nga ana tjetër një studim i kryer nga finlandezët tregoi se gratë që lyejnë flokët kanë një risk më të madh për kancer gjiri, por nuk ishte shumë i sigurt sepse nuk kishin të dhëna për produktet e përdorura si shkaktar direkt i sëmundjes. Specialistët rekomandojnë që gratë të kufizojnë trajtimet me bojra në 5 lyerje në vit dhe që produktet e përdoruar të jenë me përbërës natyral si betabel. Ndërsa profesionistët e kujdesit të flokut e trajtojnë çdo 4-6 javë.