Zbulohen letrat e Barack Obamës për të dashurën e tij në kolegj

Jetë October 19, 2017 - 22:04

Letrat e shkruara nga i riu Barack Obama për të dashurën e tij zbulojnë një 20 vjeçar të rrënuar nga pasiguritë rreth racës, klasës dhe parave.

Letrat e shkruara me dorë janë një komunikim mes Obamës dhe Alexandra McNear, të cilin ai e takoi në Kaliforni derisa ishte në studime.

Disa prej letrave tregojnë përpjekjet e hershme të presidentit të ardhshëm të Amerikës, duke punuar një punë që nuk i pëlqen shumë, vetëm për të ecur tutje.

Letrat e marra nga biblioteka Rose e Universitetit Emory në vitin 2014 janë botuar tek tani, transmeton Klan Kosova.

“Ato janë mjaft bukur të kompozuara dhe zbulojnë kërkimin e një të riu për identitet”, tha drejtoresha e bibliotekës Rosemary Magee.

“Letrat tregojnë të njëjtat dëshira dhe çështje me të cilat ballafaqohen studentët tanë – dhe që studentët kudo i hasin”.

Dashuri në distancë

Letrat janë shkruar mes viteve 1982 dhe 1984, pesë vjet para se Obama të kishte takimin e parë me gruan e tij të tanishme, Michelle.

Në një nga letrat më të hershme, Obama shkroi “Besoj që e di se më mungon, se shqetësimi im për ty është aq i gjerë sa ajri, besimi im në ty është aq i thellë sa deti, dashuria ime është e pasur dhe e bollshme”.

“Dashuri, Barack”, ishte nënshkruar letra.

Por lidhja në distancë nuk zgjati.

Deri në vitin 1983, kur ish-presidenti amerikan thotë “Unë mendoj për ty shpesh, edhe pse jam i hutuar për ndjenjat e mia”.

“Duket se ne do të dëshirojmë gjithmonë atë që nuk mund të kemi, kjo është ajo që na lidh, kjo është ajo që na mban të ndarë”.

Kërkimi i rrugës

Në njërën nga letrat, Obama i ri shkruan për miqtë e tij që po përgatiten të rehatohen ose të marrin përsipër biznesin familjar.

Por i lindur në Haëaii, nga një baba nga Kenia dhe duke shpenzuar shumë nga vitet e tij të hershme në Indonezi, ai ndihej ndryshe.

“Duke qenë pa një klasë, një strukturë, ose një traditë për të më mbështetur mua, në njëfarë mënyre zgjedhja për të marrë një rrugë të ndryshme është bërë për mua”.

“Mënyra e vetme për t’i zbutur ndjenjat e izolimit tim është që të thithë të gjitha traditat, klasat, t’i bëjnë ato të miat”, kishte shkruar ai.

Nëntë letrat përfshijnë 30 faqe mendime dhe ndjenja të shprehura.

Por nuk ishte aq e lehtë.

Si një i diplomuar në vitin 1983, duke u kthyer në Indonezi ku ai u rrit, kuptoi se ai nuk përkiste më atje.

“Nuk mund ta flas më mirë gjuhën. Jam duke u pritur me një përzierje të hutimit, nderimit dhe përbuzjes, sepse jam amerikan – paratë e mia dhe bileta e mia ajrore kthehen në SHBA duke e mbivendosur ngjyrën time”.

“Unë shoh rrugët e vjetra të zymta, shtëpitë dhe rrugët e mia të vjetra, rrugë që nuk kam më qasje”.