Mënyra që ju ndihmon ta përmirësoni edhe më shumë seksin në lidhje

Jetë October 11, 2017 - 23:10

Nuk është mit se seksi, qoftë seksi i rastësishëm apo ai romantik, është mënyrë e fuqishme për ta rritur intimitetin me partnerin.

Këtë e thotë edhe shkenca. Gjatë seksit, truri juaj e mbush trupin me hormone dhe neurokimikale, veçanërisht oksitoksinë, e që ndryshe njihet si “hormoni i dashurisë”, transmeton Telegrafi.

Oksitoksina i zvogëlon ndjenjat e stresit dhe i rritë në mënyrë drastike ndjesitë e besimit, sigurisë, lidhjes emocionale dhe dashurisë.

Kontakti lëkurë me lëkurë e nxitë lirimin e këtyre hormoneve, duke ndikuar që seksi të jetë mënyra më e lehtë dhe më e shpejtë për ta forcuar lidhjen.

Megjithatë, nëse veç jeni duke bërë seks në lidhjen tuaj dhe dëshironi ta bëni seksin edhe më të mirë, atëherë keni parasysh këtë këshillë: komunikoni gjatë aktit.

Heshtja gjatë seksit do të thotë se është duke ju ikur një mundësi shumë e mirë për të ndërtuar një lidhje me partnerin tuaj.

Rekomandohet t’i tregoni atij çfarë ju pëlqen e çfarë jo – dhe kur diçka ju pëlqen, tregoni atij me zë përmes ofshamave. /Telegrafi/