Futboll

Brando i jep fund karrierës si futbollist

Brando i jep fund karrierës si futbollist
22 gusht 2015 • 20 : 21
  • Shpërndaje:

Njëri nga futbollistët që ka bërë bujë në futbollin kosovar dhe jashtë tij. Qendërmbrojtësi korpulent, ka vendosur t’i vendos këpucët në mur. Ai, i ka thënë lamtumirën futbollit, vetëm sa i takon lojës aktive. Grande, siç e thërrasin shokët e skuadrës, shquhej me karizmin e tij prej lideri, derisa barti shiritin e kapitenit.

‘Shumë vështirë do të jetë pa kapitenin. Ai, në çastet vendimtare kur skuadra kishte probleme financiare, kur nuk i shkonte loja, ekipit, ai dinte të gjente mënyra për të na motivuar. Brando ishte një lojtarë dhe kapiten i pazëvendësueshëm’, thonë shumica e futbollistëve të Lirisë.

Image

“Me Bordin e klubit kam gjetur mirëkuptim që tash e tutje të jem në shtabin teknik. Është i vështirë çasti, kur duhet t’i thuash lamtumirë lojës aktive. Por, jeta është e tillë, vjen një ditë dhe ajo ndodhë”, thotë me nostalgji gjiganti prizrenas, Erdogan Brando, tek sa flet për karrierën, kujtimet..

E nisi që në moshë të re me skuadrat si pionier i ‘Shkëndijave të Lirisë’, pastaj, junior i Lirisë, ‘Prizrenspor’, ’Progres-export’, anëtar i ekipit të parë të Lirisë ndërkohë, e më pas,’Getoari’, ‘Trepca ‘89’, ‘Besa’, ‘Bashkimi’ (Kumanovë), ‘Milano’ (Kumanovë), ‘Hysi’, ‘Deqani’ dhe për tu rikthyer dy vitet e fundit te Liria, e për ta përmbyll në mënyrën më të mirë karrierën, duke ndihmuar skuadrën që e rriti, të rikthejë statusin e skuadrës elitare.

Image

Mes emocionesh, Brando thotë: ’Dua të përshëndes familjen për përkrahjen për rreth 20 vjet karrierë. Përshëndes gjithë njerëzit e futbollit që kam takuar për këto vite, i falënderoj për respektin e ndërsjellë, përfshirë trajnerë dhe drejtues ekipesh, që nga kreu e deri tek personi i fundit teknik’, thotë ai.

Me Lirinë kishte fituar Kupën e Kosovës dhe së fundi rikthyen bashkë statusin e skuadrës elite.Me Besën, doli kampion, duke fituar edhe kupën e super kupën e Kosovës. Me Milanon, dy herë mori pjesë në Europa lig.

Janë këto, disa nga sukseset që Erdogan Brando, nuk mund t’i harrojë, e që tash e tutje zotohet se përvojën e marrë për këto vite si futbollistë, do të mundohet ta bartë tek të rinjët, për të cilët thotë se po vijnë ditë të mira.

Image

Brando, shumë shpejt do të nis të licencohet, duke iu përkushtuar punë së trajnerit me tërë qenien.

Ndërkaq, për KF “Liria” dhe të ardhmen e saj, ai parashikon: ’s’ka më mirë se kur në klub vijnë njerëz që kanë dhënë shumë për futbollin. Ata, që e njohin në shpirt, që e kan pasion dhe që e duan dhe ndiejnë nga brenda. E tillë është kryesia e Lirisë, e udhëhequr nga Mirsad Çollaku, që rreth vetes ka mbledh njerëz meritor që shumë besoj ta shpiejnë Lirinë lartë’. /Zëri/

© zëri.info