Futboll

Rijat Shala i premton Lirisë lojtarë të klasit të lartë

Rijat Shala i premton Lirisë lojtarë të klasit të lartë
10 korrik 2015 • 18 : 45
  • Shpërndaje:

Të premten KF ‘Liria’, e ka vizituar Rijat Shala, që po luan rolin e agjentit, për sa i takon transferimit të futbollistëve të huaj tek ‘Liria’.

Shala, ka premtuar se futbollistët, me të cilët është në kontakt janë të klasit të lartë. Bëhet fjalë për  një brazilian, dy uruguaianë dhe dy italianë.

"Futbollistët janë tejet cilësor dhe ata do të sjellin kualitet në futbollin kosovar. Publiku prizrenas dhe ai  kosovar, do të ketë cka të shohë", ka thënë Shala.

Shpejt pritet që në Prizren të ‘zbarkojë’ edhe një futbollistë i talentuar nga kampionati shqiptar. Ndërkaq, shtabi teknik, do të ketë punë në seleksionimin e futbollistëve.

"Normalisht, ata që kanë kualitet do të ndalen. Po ashtu, do të ketë edhe lojtarë të tjerë që do të lihen të lirë", ka thënë Erxhan Dana, anëtar i Bordit të Lirisë. /Zëri/

© zëri.info