Futboll

Kasami: Jam shqiptar, festova me shqiponjë (Video)

Kasami: Jam shqiptar, festova me shqiponjë (Video)
23 tetor 2014 • 19 : 59

Mesfushori i Olympiacosit, Pajtim Kasami, ka treguar arsyen pse festoi me shqiponjë kur shënoi gol kundër Juventusit.

Reprezentuesi zviceran shënoi golin e vetëm në fitoren e skuadrës së tij me rezultat 1:0.

“Prindërit e mi, vëllai im dhe motra ime kanë lindur në Strugë, janë shqiptarë. Kjo është arsyeja pse e bëra flamurin e Shqipërisë”, deklaroi Kasami për mediat greke.

“Unë kam lindur në Zurich dhe luaj me Zvicrën. Kjo është arsyeja pse në këpucën time kam flamurin e tyre”, shtoi ai.

© zëri.info