Kundërshtarët potencial të Barcelonës në Copa del Rey

Futboll October 18, 2018 - 19:08
Lajmet e fundit nga sporti

Barcelona do të mësojë të premten kundërshtarin e raundit tjetër në Copa del Rey.

Skuadra e Valverdes që ka fituar këtë trofe në katër vitet e fundit, do të përballet me një nga ekipet të rangut më të lehtë, përcjell lajmi.net.

Nësë Barca nuk do të përballet me Sant Andreu, ata do të përballen me njërin nga këta kundërshtarë; Ebro, Villanovense, Cultural, Racing Santander ose Melilla.

Këto ndeshje zhvillohen më 31 tetor (xhiroja e parë) dhe 5 dhjetor ( ndeshja e kthimit).

Ndeshjen e parë Barcelona e luan në udhëtim, larg tempullit “Camp Nou”.