Kështu e komentojnë mediet në Shqipëri fitoren e Kosovës

Futboll October 12, 2018 - 10:50
DETAJET

Mediat shqiptare kanë lavdëruar ekipin e Kosovës pas fitores 3:1 në Ligën e Kombeve ndaj Maltës.

Përfaqësuesja e Kosovës ka marrë tre pikë të reja në Ligën e Kombeve, duke e mundur Maltën në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ me rezultat 3:1.

Rrugëtimi i sigurt dhe pozicioni në vendin e parë në grupin e tretë në Ligën D, kanë bërë që Kosova të marrë merita të mëdha nga mediet e rajonit.

Përgëzimet më të mëdha sigurisht që vijnë nga mediet e Shqipërisë, që kanë vlerësuar lartë ekipin e Kosovës, transmeton lajmi.net

“Malta e dobët për Kosovën, “Dardanët” nuk e diskutojnë fitoren”, shkruan Supersport.al.

“Kosova “mbërthen” vendin e parë, likuidon edhe Maltën”, shkruan Telesport.al. “Kosova mund të besojë! Kosova mund të ëndërrojë! Dardanët fituan me rezultatin 3-1 kundër Maltës”, vazhdon tutje kjo medie.

Image

“Kosova bën festë në ‘Fadil Vokrri’, fitore spektakolare ndaj Maltës”, shkruan Panorama Sport.

Image

“Kololli nderon Kosovën, triumfon edhe ndaj Maltës”, shkruan ‘Top Channel’