Futboll

Llapi shkarkon të sulmuarin Bylbyl Sokoli

Llapi shkarkon të sulmuarin Bylbyl Sokoli
10 tetor 2018 • 19 : 37

Burimet e sigurta konfirmojnë se Prof. Bylbyl Sokoli është shkarkuar nga detyra e kryetrajnerit të klubit të futbollit Llapi nga Podujeva.

Merret vesh se drejtori sportiv Tahir Batatina ju ka thënë lojtarëve se Sokoli është i shkarkuar.

Ndihmëstrajneri Fadil Ademi ia ka konfirmuar shkarkimin Sokolit, ky i fundit e pranon se ashtu iu është thënë, por nuk ka dhënë ndonjë prononcim.

Arsyeja e shkarkimit nuk dihet, raporton gazeta "Bota sot".

© zëri.info