Trajneri i Maltës: Kosova brenda pesë viteve do të ketë një top-kombëtare

Futboll October 10, 2018 - 19:16

Trajneri i Kombëtares së Maltës, Ray Farrugia, është paraqitur në konferencë për media.

Kosova nesër (e enjte) në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ takohet me Maltën në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tretë në Ligën e Kombeve.

‘Dardanët’ në dy ndeshjet e para kanë grumbulluar katër pikë duke kryesuar në grupin e tyre, me gjasa të mëdha për të mbajtur këtë vend edhe pas gjashtë ndeshjeve.

Trajneri i Maltës në konferencë për shtyp, ka vlerësuar lartë Kosovën, duke thënë se skuadra e drejtuar nga Bernard Challandes brenda pesë viteve do të jetë një top-kombëtare.

“Kosova ka futbollistë shumë cilësorë, por nuk do ta kenë të lehtë sepse ne kemi ardhur për fitore”, ka thënë ai.

“Sikur Kosova ashtu edhe ne kemi prurje të reja dhe jemi përmirësuar dukshëm. Kam thënë se Kosova është favorite duke u bazuar në futbollistët e saj që luajnë nëpër klube të mëdha, dhe unë besojë se brenda pesë viteve Kosova do ta ketë një top-Kombëtare”./Lajmi.net/