Zyrtare: Pensionohet ylli argjentinas

Futboll October 10, 2018 - 17:02

Ish-mbrojtësi i Interit, Romës dhe ekipit kombëtar të Argjentinës, Nicolas Burdisso, është pensionuar nga futbolli.

37-vjeçari njoftoi se ka vendosur të pensionohet duke thënë se ka arritur gjithçka që kishte ëndërruar si fëmijë, transmeton Express.

37-vjeçari ka qenë pa klub që prej se u largua nga Granata këtë verë, dhe sot njoftoi se ka vendosur t’i varë këpucët.

“Sot, 19 vjet pas debutimit tim, ka ardhur koha t’i jap fund aventurës sime si futbollist”, shkroi Burdisso në Instagram.

“Faleminderit të gjithëve që më kanë shoqëruar në rrugëtimin tim: Zotit, familjes, bashkëlojtarëve, ekipeve, trajnerëve dhe mbi të gjitha, tifozëve”, shtoi ai.

“Jam krenar dhe i kënaqur , sepse kam bërë gjithçka që kam ëndërruar si fëmijë”, shtoi ai.

Burdisso u paraqit 49 herë për Argjentinën, pati 551 paraqitje për klubet e tij dhe shënoi 24 gola në total në karrierë.

Ai e fitoi Serinë A plot katër herë dhe Kupën e Italisë me Interin, si dhe medaljen e artë në Lojërat Olimpike 2004.