Gjigandi anglez i bën ofertë Beppe Marottas

Futboll October 05, 2018 - 15:14

Beppe Marotta, ish-menaxheri i përgjithshëm tek Juventus ka marrë një ofertë prej 3.5 milionë eurosh nga Arsenali.

Më 25 tetor, Marrota edhe zyrtarisht largohet nga Juventus dhe Arsenali po e kërkon atë që ta zëvendësojë të larguarin Ivan Gazidis, shkruan Tuttosport.

Kjo pagë është më e lartë sesa ajo që e ka ofruar Interi, por zikaltërit raportohet të jenë në pole-position për ish-menaxherin tek Juventus. Ata madje edhe kanë filluar bisedimet me të./ZERI