Futboll

Veseli, drejt Shqipërisë

Veseli, drejt Shqipërisë
14 janar 2015 • 15 : 05 • autori: Burim Sejdiu

Edhe një futbollist kosovar pritet të zbarkojë në Superioren Shqiptare. Është fjala për mesfushorin vushtrrias, Besart Veseli, i cili është afër transferimit te skuadra e Elbasanit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë mesfushori.

“Elbasani është skuadra e cila interesohet për mua dhe sa i përket transferimit, më duhet ta pres presidentin e klubit pasi ai ndodhet në Mal të Zi dhe kur të kthehet, do të flasim rreth kushteve”, deklaroi Veseli për “Zërin”. Ai u shpreh i gatshëm që të mërkurën (sot) të nënshkruajë kontratë me skuadrën nga Shqipëria.

“Tani ndodhem në Elbasan dhe të mërkurën do ta kemi një miqësore. Besoj që sot do ta definoj kontratën”, përfundoi mesfushori i Kosovës së Vushtrrisë. Viteve të fundit, futbolli shqiptar ka shënuar ngritje në shumë aspekte dhe kjo ka bërë që edhe talentët kosovarë të vërshojnë drejt Kategorisë Superiore.

Image

© zëri.info