Shëndetësi

Gratë kanë më shumë gjasa të vdesin nga sulmi në zemër, pasi që mjeket e shohin kancerin si një problem mashkullor

Gratë kanë më shumë gjasa të vdesin nga sulmi në zemër, pasi që mjeket  e shohin kancerin si një problem mashkullor
10 janar 2018 • 11 : 46

Sipas një studimi të ri, gratë kanë më shumë gjasa të vdesin pas sulmit në zemër, sepse mjekët e kanë konstatuar kancerin si një problem mashkullor, transmeton Zeri.info.

Sulmet e zemrës dhe vdekjet e hershme të gjinisë femërore janë në rrezik gjithmonë, pasi që mjekët po e shohin sëmundjen e zemrës si një problem mashkullor, tregon një studim i ri.

Studiuesit nga Universiteti “Leeds dhe Fondacioni britanik Heart”, thonë se gratë po vdesin, sepse shumë prej tyre nuk ofrohen stentë për të zhbllokuar arteriet ose statinet e përshkruara pas sulmit të tyre të parë në zemër.

Studiuesit kanë shikuar të dhënat e më shumë se 180,000 njerëz mbi 10 vjet dhe kanë zbuluar se tri herë më shumë është numri i vdekjeve të grave në vitin e parë të një sulmi në zemër, krahasuar me atë të meshkujve.

"Në mënyrë tipike, kur mendojmë për një pacient të sulmuar nga zemra, shohim një njeri të moshës së mesme që është mbipeshë, ka diabet dhe pi duhan. Kjo nuk është gjithmonë rasti. Sulmet e zemrës ndikojnë në spektrin më të gjerë të popullsisë - përfshirë gratë”, thanë studiuesit./ZERI

 

© zëri.info