Shëndetësi

Kombinimi i cili zbut aneminë, të thatin dhe zbut impotencën…

Kombinimi i cili zbut aneminë, të thatin dhe zbut impotencën…
12 dhjetor 2017 • 09 : 50

Kombinimi i mjaltit dhe i arrave organizmit tonë i siguron të gjitha vitaminat e domosdoshme, mineralet, proteinat, yndyrat, hidrokarburet dhe shumë çka nga to.

Mjalti dhe arrat zbusin impotencën aneminë, dhembjen e kokës, të thatin në lukth, mirëpo më së miri nga të gjitha është që ky “eliksir” nuk është i vështirë të bëhet.

Për anemi

E gjitha që ju nevojitet është gjysmë kilogrami mjaltë cilësore të livadheve, gjysmë kilogrami arra të bluara dhe një limon.
Përbërësit duhet t’i përzieni në kavanoz në të cilin do ta mbani përzierjen derisa ta shpenzoni. Ilaçi merret në çdo tre deri në katër orë, transmeton Telegrafi.

Për shtypje të lartë të gjakut

Te problemet me shtypjen e lartë të gjakut rekomandohet konsumimi i përditshëm i 100 gramëve arra dhe i së njëjtës sasi të mjaltit në periudhën prej 45 ditësh. Për të thatin në lukth. Te problemet me të thatin në lukth përgatitet qumësht arrash me mjaltë.

Nevojiten 20 gramë arra të bluara t’i përzieni në ujë të ngrohtë, t’i përzieni mirë në blender dhe t’i kulloni. Në qumësht shtoni 2 lugë mjaltë dhe merrni 2 – 3 lugë gjysmë ore para çdo racioni.

Për impotencë

Arrat e bluara duhet përzier me mjaltë në të njëjtën përqindje. Merren dy lugë dy – tri herë në ditë, gjysmë ore para ushqimit.
Për të arritur efektin e dëshiruar, kura duhet të zgjasë 20 deri 30 ditë. 

 

© zëri.info