Shëndetësi

Gjumi i dobët gjatë natës, mund të rrisë depresion

Gjumi i dobët gjatë natës, mund të rrisë depresion
08 dhjetor 2017 • 16 : 14

Sipas një studimi të Peter Franzen në Universitetin e Pitesburgutm, ka treguar se adoleshentët kur zgjohen rregullisht në mesin e natës ata mund të rrezikojnë të bijën në depresion të thellë, transmeton Zeri.info.

Ky depresion sipas Franzen është mungesa e gjumit që e zvogëlon Putamenin e cila është një strukturë bërthamore e trurit që luan një rol të rëndësishëm në ndikimin e  të mësuarit.

Ekipi studioi sjelljen e gjumit të pjesëmarrësve të moshave 11 deri në 15 vjeç. Ai i ndau në dy grupe dhe i lejoi një grupi të flinte për katër orë ndërsa pjesës tjetër 10 orë gjumë.

Ai vuri një skanim MRI pjesëmarrësve duke u mundësuar ekipeve modele të njëjta dhe ua ndërpreu atë midis grupeve

Pjesëmarrësit gjithashtu iu përgjigjën pyetjeve duke luajtur një lojë që përfshinte marrjen e shpërblimeve monetare prej 10 dollarë dhe 1 dollarë, e cila mate funksionimin e tyre emocional dhe simptomat e depresionit.

Rezultatet treguan se kur pjesëmarrësit ishin të privuar nga gjumi dhe e luanin lojën e shpërblimit për orë të gjata, putameni ishte më pak i përgjegjshëm.

Ndërsa, pas një nate të gjumit të kufizuar, pjesëmarrësit që përjetuan më pak aktivizime në putamen gjithashtu raportuan më shumë simptoma të depresionit./ZERI

© zëri.info