Shëndetësi

Çaji i dardhës largon temperaturën e lartë

Çaji i dardhës largon temperaturën e lartë
07 dhjetor 2017 • 09 : 43

Dardha konsiderohej në Evropë si simbol i shëndetit.

Në konsumimin e dardhave duhet pasur kujdes që të jenë të pjekura mirë, sepse në të kundërt në vend që ta ndihmojnë sistemin tretës, e pengojnë funksionimin e tij normal, transmeton "Zeri.info".

Lëngu që fitohet nga zierja e lëvores së degëve të dardhës ndikon pozitivisht në uljen e temperaturës.

LEXO EDHE: Ja pse është mirë të konsumoni mish të kuq

Për përgatitjen e çajit me lëvoret e degës së dardhës nevojiten 15-20 gramë lëvore të thara ose 60-70 gramë lëvore të njoma.

Këto hidhen në 250 ml ujë dhe lihen të ziejnë për gjysme ore.

Çaji duhet të pihet njëherësh dhe të jetë i vakët.

Mundësisht ta pini me pak sheqer apo hiç fare. /ZËRI/

© zëri.info