Shëndetësi

Sa kalori kanë bananet dhe a bën t’i hani kur jeni në dietë

Sa kalori kanë bananet dhe a bën t’i hani kur jeni në dietë
05 dhjetor 2017 • 20 : 19

A është e sigurt të hani banane kur përpiqeni të humbni peshë?

Rregulla e parë e ushqimit është gjithmonë që pemët janë ushqim i shëndetshëm, mirëpo është për t’u habitur që një numër i madh dietash ndalon konsumimin e bananes.

Banania është pemë, para së gjithash, mirëpo po fillon t’i dalë fama që është përplot me sheqer dhe kalori.

Më shumë se 70.000 herë në muaj është bërë pyetje në Google “Sa kalori ka banania?”, ndërkaq një numër i madh trajnerësh këshillojnë shmangien e kësaj peme.

Ja përse e bëjnë këtë. Një banane e madhësisë mesatare ka 27 gramë hidrokarbure, gjë që është më shumë se dy feta buke të bardhë, por edhe 14 gramë sheqer.

Sheqeri shfaqet në formë fruktoze, të cilën organizmi shpejt e tretë dhe ngre nivelin e sheqerit dhe të insulinës në gjak.

Bashkë me të gjitha këto, bananet kanë 105 kalori! – transmeton Telegrafi.

Nëse jeni adhurues i kësaj peme, nuk jeni të detyruar që të mos e hani kur dëshironi të eliminoni tepricën e peshës së trupit. Bananet nuk do të ndërpresin procesin tuaj të eliminimit të peshës së tepërt.

Ato vërtet përmbajnë sheqer, por ai sheqer nuk është artificial dhe është burim i shkëlqyeshëm i kaliumit, fibrave, vitaminave C dhe B6 dhe i antioksidantëve kundërinflamatorë.

Ato fibra mund t’ju ndihmojnë pikërisht që të humbni peshë, ndërkaq shtimi i sasisë së fibrave në 30 gramë në ditë mund të çojë deri te humbja e peshës.

Një banane e madhësisë mesatare ka 3.1 gramë fibra.

Hani banane me pak proteina dhe yndyrë nga gjalpi i bademeve dhe i kikirikëve dhe do të keni një shujtë të këndshme e cila do t’ju japë më shumë energji.

Hani para ose pas ushtrimeve, në mënyrë që të kini energji të mjaftueshme për ushtrime dhe këndellje.

Konkluzioni është që banania nuk është armike dhe, nëse përpiqeni të humbni ndonjë kilogram më shumë, përqendrohuni te ushqimi dhe ushtrimin tuaj, jo te pemët. 

© zëri.info