Shëndetësi

Hani djathë çdo ditë që të ju ndihmojë në mbrojtjen e shëndetit të zemrës

Hani djathë çdo ditë që të ju ndihmojë në mbrojtjen e shëndetit të zemrës
05 dhjetor 2017 • 12 : 52

Djathi është një produkt qumështor popullor i cili padyshim është një nga ushqimet tona të preferuara. Sipas një hulumtimi të bërë nga disa studiues të Universitetit Soochaw, të cilët sugjerojnë se të hahet një sasi e vogël e djathit çdo ditë mund të përfitojmë mbrojtjen shëndetit të zemrës.

Këto gjetje të reja vijnë nga një analizë e 15 studimeve vëzhguese që shqyrtuan efektet e futjes së djathit në rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare (CVD).

Autori i studimit Li-Qiang Qin - i cili punon në Departamentin e Ushqimit dhe Higjienës Ushqimore në Shkollën e Shëndetit Publik të Universitetit Soochoë në Kinë - dhe kolegët e tij raportojnë për rezultatet e tyre.

“Të hahet rreth 40 gram djathë çdo ditë mund të ndihmojë për të zvogëluar rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe goditjes”,thotë Li-Qiang.

Sipas studiuesve, djathi përmban disa lëndë ushqyese që janë të dobishme për shëndetin - si kalciumi, zinku dhe vitaminat A dhe B-12.

 

© zëri.info