Shëndetësi

4 llojet e çajit që shërojnë disa sëmundje

4 llojet e çajit që shërojnë disa sëmundje
22 nëntor 2017 • 15 : 02

Çaji është një bimë e cila përdoret si pije në mbarë botën. Ai njihet edhe për efektet e tij si shërues i shumë sëmundjeve, si dhe ndihmon në efektin e tij kundër  gripit apo ftohjes, transmeton Zeri.info

Çdo çaj ka dobitë e tij gjatë përdorimit, por këta 4 lloje të çajit janë më të rëndësishëm në përdorim:

Çaji i zi, përmison qarkullimin e gjakut dhe në masë të madhe zvogëlon rrezikun nga sulmi në tru, ngase është përplot me antioksidues, të cilët luftojnë më molekulat e “dëmshme” të grumbulluar në trup.

Image

Çaji kamomil është një pije e fuqishme, në gjendje të shërojë një numër sëmundjesh. Sigurisht që ka edhe efekte anësore, por nëse e përdorni me kujdes, do të përfitoni nga të mirat që çaji i kamomilit ofron. Çaji kamomil ndihmon në pagjumin dhe vepron si qetësues, ndërsa ndihmon edhe në probleme të tjera të lëkurës apo dhimbjeve të fytit kur jeni të ftohur.

Image

Çaji Hibiscus është vërtetuar nga shumë studiues se ky çaj e ule shtypjen e gjakut. Prandaj edhe zvogëlon rrezikun nga paraqitja e sëmundjeve te zemrës.

Image

Çaji Boronicë përdoret për parandalimin e infeksioneve të rrugëve urinare, pasi kanë një efekt te fuqishëm diuretik dhe anti inflamator, por ato rekomandohen për shëndetin e sistemit kardiovaskular. Sigurisht, shume nga këto veti mund te shfrytëzohen edhe duke konsumuar boronica të freskëta./ZERI

Image

 

© zëri.info